Një listë me +20 filma që e përshkruajnë më së miri lidhjen tënde

Nuk ka rëndësi nëse je në një marrëdhënie të re, beqare, e divorcuar, as vetë s’e di ku, apo kokë e këmbë e dashuruar, ka një film për çdo lidhje. Më poshtë, gjen mbi 20 të tillë, frymëzuar nga raporti yt.

Nëse thjesht po del me dikë dhe ndjesitë nuk janë të përfshira, shih “Walk of Shame”.

Nëse je beqare, por të gjitha shoqet të fejuara, të martuara, apo shtatzëna, e kemi një film edhe për ty: “Bridesmaids”.

Nëse thjesht po bën një pushim nga lidhjet: “Becoming Jane”.

Nëse po bën pa fund takime të para: “50 First Dates”.

Nëse po përpiqesh të gjesh partner nga rrjetet sociale: “You’ve Got Mail”.

Nëse je “friends ëith benefits” me dikë, epo, e gjete titullin: “Friends with Benefits”.

Nëse ke shumë qejf dikë, por në mënyrë super sekrete: “To All The Boys I’ve Loved Before”.

Nëse po ndien flutura në stomak sa herë mendon për të: “Before Sunrise”.

Nëse je pranë takimit të prindërve të personit tjetër: “Meet the Parents”.

Për lidhjet në distancë: “Going the Distance”.

Nëse po dashurohesh me një mik/e: “Some Kind of Wonderful”.

Nëse po del me dikë që më parë e ke pasur inat: “When Harry Met Sally…”

Nëse je në një trekëndësh dashurie: “Pretty in Pink”.

Nëse je në një lidhje që e di shumë mirë se nuk e ka të gjatë: “500 Days of Summer”.

Nëse po kalon një ndarje të vështirë: “The Break-up”.

Nëse po kalon një divorc të vështirë: “Marriage Story”.

Nëse po e harron ish-in: “Forgetting Sarah Marshall”.

Nëse je fejuar: “The Proposal”.

Nëse po bën përgatitjet e dasmës dhe je në stres të paparë: “My Best Friend’s Wedding”.

Nëse po ruan miqësinë me ish-in: “Celeste and Jesse Forever”.

Nëse do të rikthehesh me ish-in: “Crazy, Stupid, Love”./anabel