E FORTË/ Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vranë! (MESAZHI për Zvicerin dhe Lazoviçin)

MALI I ZI– Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka akuzuar këtë të hënë ish-kryeprokurorin special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal të Skaljar. Abazoviç u shpreh se nuk mund ta arrestonte për shkak të pengesave që i dolën në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Vijesti duke cituar Abazoviç shkruan se kryeministri në detyrë është shprehur para gazaterëve në vilën “Gorica” se gabimi më i madh i Katniqit ishte që nuk e arrestoi ndërsa gabimi i mafias është që nuk e vranë.

Dritan AbazoviçUnë nuk kam frikë nga asgjë dhe jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë kur them diçka publikisht…Gabimi më i madh i Katniç ishte që nuk më arrestoi dhe gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau. Për Katniçin dhe kumbarin e tij Zoran Lazoviçin dhe për Radoje Zvicerin jam ende këtu. Edhe kur të jem në opozitë dhe kur të mos jem në politikë, ende i pres.

Zoran Lazovic mbante postin e drejtorit të Policisë por u shkarua për shkak të lidhjeve të tij të pretenduara me grupe të krimit të organizuar, ndërsa Radoje Zvicer është lider i klanit Kavaçki, i njohur si një nga më të pushtetshmit në rajon që ka tentuar edhe vrasjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.