• Sipas studimeve të fundit shkencetarët kanë zbuluar se qentë janë xhelozë njejtë si njerëzit.

• Qentë nuk ndihen fajtorë.

Shkencëtarët besojnë se qentë përjetojnë xhelozi, kur zotëruesi i jep vëmendje një qeni tjetër. Por nëse ndodh që bëjnë ndonjë prapësi në shtëpi, mund t’ju duken të turpëruar kur i fliisni, por nuk ndihen fajtorë sepse nuk i përjetojnë këto lloj emocionesh.

• Mund të shohin me ngjyra

Është thjeshtë një mit që qentë mund të shohin vetëm bardhë e zi sepse mund t’i shohin ngjyrat, por jo si njerëzit. Kanë një përparësi, shikojnë natën më mirë se njerëzit.

• E ndiejnë fushën magnetike.

Qentë shikojnë dritat ultraviolet dhe mund të ndiejnë fushat magnetike. Besohet se mund të dëgjojnë edhe valë që lakuriqët e natës i përdorin për të lëvizur natën.

• Mund të bien në dashuri

Sipas kërkimeve të Paul Zak, profesor në universitetin Claremont Graduate California, truri i qenve lëshon hormonin e dashurisë kur ndërvepron me njerëzit dhe qentë e tjerë, njësoj siç vepron truri i njerëzve, kur puthim apo përqafojmë./abcnews.al