Lajm i keq për Messin vjen nga Barcelona, hajdutët tentojnë t’i vjedhin banesën, por dështojnë

Një episod i shëmtuar i ndodhi yllit të PSG, Lionel Messi. Banesa e argjentinasit në Castelldefels, afër Barcelonës, ka rënë pre e një grabitjeje nga dy hajdutë.

Lajmi bëhet i ditur nga media lokale ‘Telenueve’, e cila raporton se tentativa e grabitësve, për të vjedhur në vilën e 7 herë fituesit të Topit të Artë dështoi, pasi ata u larguan nga frika se mos pikaseshin nga Policia.

https://telenueve.elnueve.com.ar/central/21223-intento-de-robo-comando-en-la-casa-de-lionel-messi-ingresaron-por-una-medianera

Siç duket edhe në kamerat e sigurisë, dy keqbërësit e maskuar me kapuç janë futur në oborr, por nuk kanë arritur dot të hapin as derën dhe as dritaret për të hyrë në brendësi të strukturës.

Gjithmonë nga imazhet është parë më pas, se pak më mbrapa hajdutët janë arratisur duke vrapuar, nga frika për t’u mos zbuluar dhe kapur nga Policia, e duke mos arritur t’a çojnë deri në fund misionin e tyre./Limit.al