Gërvalla raporton në Kuvend, ‘përplaset’ me Kadriajn! Deputetja: Mbani ambasadorë të korruptuar. Ministrja: Gënjeni

KOSOVË– Ministrja e Punëve të Jshstme dhe e Diasopores së Kosovës Donika Gërvalla ka raportuar këtë të premte para anëtarëve të Komisionit për Punët e Jashtme në Kuvend. Gjatë fjalës së saj para deputetëve shefja e diplomacisë së Kosovës u shpreh se votat për anëtarësim i kanë siguruar dhe nuk duhet të kalojë edhe shumë kohë që aplikimi i Kosovës të kalojë nga Komiteti i Ministrave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku do të jepët dhe ‘vula’ përfundimtare e këtij procesi disavjeçar.

Donika Gërvalla: Në Këshillin e Evropës që nga maji i vitit 2022 kur kemi dorëzuar kërkesën tonë ka pasur lëvizje lidhur me kërkesën tonë. Është një opinion ligjor që është prezantuar në tetor të vitit të kaluar, i cili ka hequr dilemat rreth asaj se a shkel rregullat e brendshme të KiE aplikimi ynë. Ka pasur një raportim që është kërkuar nga Komiteti Ministror i cili në Strasburg përfaqësohet nga ambasadorët e shteteve anëtare për të drejtat e njeriut në Kosovë, i cili po ashtu ka qenë pozitiv për ne.

Kryediplomatja tha se gjatë gjithë këtij procesi ministria e Jashtme e Kosovës ka pasur konsultime të ndryshme të Presidencës së Këshillit të Evropës me shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe shtetet jo njohëse.

Donika Gërvalla: Çfarë ka ndodhur ndërkohë është se askush nuk ka dilemë që votat i kemi të siguruara, kjo ka qenë sfida kryesore që partnerët tanë kanë menduar se do të jetë më e madhja, sigurimi i votave të nevojshme për të pranuar kërkesën tonë. Votat janë siguruar dhe unë mendoj që nuk duhet të kalojë edhe shumë kohë, pasi janë shterur të gjitha procedurat për të kaluar kërkesën tonë nga Komiteti Ministror tek Asambleja Parlamentare e KiE.

Po ashtu gjatë raportimit të saj Gërvalla deklaroi se së shpejti do të ndryshojnë çmimet nëpër ambasada, duke ulur çmimet për shërbimet që marrin qytetarët.

Donika Gërvalla: Çmimet janë shumë të larta, i paguajnë mbi 1 mijë euro për t’u pajisur me këto pasaporta, do të ndryshojë çmimorja rreth shërbimeve nëpër ambasada.

Por raportimi i saj nuk ka kaluar pa përplasje me deputetët. Kështu në një moment ka pasur tensione mes Gërvalles dhe deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Time Kadriaj. Debatet u lidhen me emërimin e Martin Berishajt si ambassador të Kosovës.

Time Kadriaj: Ju e mbani një ambasador të korruptuar që është Martin Berishaj që është turp i Kosovës dhe i kësaj qeverie.

Nga ana tjetëer ministrja e Jashtme u mbrojt duke mohuar akuzat e deputetes së AAK-së. Ajo tha se as 30% e ambasadorëve të Kosovës që shërbejnë në misionet diplomatike nuk janë të emëruar politikë.

Donika Gërvalla: As 30 % e ambasadorëve nuk janë të emëruar politikë. Ka qenë krejt ndryshe në kohën kur ju keni mbajtur pushtetin. Për ambasadorin Martin Berishaj, ju që më së shumti bërtisni e dini shumë mirë se çfarë padrejtësie i është bërë, dhe sa shumë gënjeni./Limit.al