Akuzohen për trafik droge, Gjykata e Posaçme rikthen për gjykim çështjen ndaj grupit të Moisi Habilajt

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rikthyer për gjykim, me një trupë tjetër gjykuese, çështjen ndaj anëtarëve të grupit të Moisi Habilajt.
Përveç Habilajt, Apeli i GJKKO ktheu çështjen edhe njëherë për gjykim edhe ndaj pjesëtarëve të tjerë të grupit, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Të pandehurit akuzohen nga SPAK, për trafik të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.
Personat në fjalë janë dënuar në maj të vitit 2022, nga Shkalla e Parë.
Habilaj është dënuar me 15 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, duke u dënuar me 11 vite burg.
Edhe të akuzuarit e tjerë janë dënuar me 13 vite e 4 muaj burg, por nga gjykimi i shkurtuar, kanë marrë dënimin me 8.4 vite burg.
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rikthyer për gjykim, me një trupë tjetër gjykuese, çështjen ndaj anëtarëve të grupit të Moisi Habilajt. Përveç Habilajt, Apeli i GJKKO ktheu çështjen edhe njëherë për gjykim edhe ndaj pjesëtarëve të tjerë të grupit, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.
Të pandehurit akuzohen nga SPAK, për trafik të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.
Personat në fjalë janë dënuar në maj të vitit 2022, nga Shkalla e Parë. Habilaj është dënuar me 15 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, duke u dënuar me 11 vite burg. Edhe të akuzuarit e tjerë janë dënuar me 13 vite e 4 muaj burg, por nga gjykimi i shkurtuar, kanë marrë dënimin me 8.4 vite burg.

Vendimi i plotë i GJKKO: Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Fuat Vjerdha (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe Lutfie Celami (anëtare), më datë 06.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 1/2/31 akti, datë 01.07.2021 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit M.H., N.S., M.S., F.M.,kundër vendimit nr. 39, datë18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

1. “Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/l, 22, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
 Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
 Deklarimin fajtor te te pandehurit M.H., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a të Kodit penal dënimin e tij me 4(katër) vjet burgim.
 Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për tre veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.H. me një dënim të vetëm 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
 Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.H. me 10(dhjetë) vjet burgim.
 Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin M.H. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
 Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., përveprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
 Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit N.S. me nje dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
 Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit N.S. me 9(nëntë) vjet burgim.
 Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin N.S. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
3. Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
 Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., përveprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
 Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.S. me nje dënim të vetëm prej 13(trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
 Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.S. me 9(nëntë) vjet burgim.
 Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin M.S. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
 Deklarimin fajtor te te pandehurit F.M., përveprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
 Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit F.M. me një dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
 Në aplikim të nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit F.M. me 9(nëntë) vjet burgim.
 Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin F.M. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
5. Shpenzimet procedurale t’u lihen ne ngarkim te pandehurve M.H., N.S., M.S., F.M.”.
 Shpenzimet procedurale, i ngarkohen të pandehurve solidarisht…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Prishjen e vendimit nr.39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e akteve asaj gjykate për rigjykimin e çështjes me tjetër trup gjykues./Limit.al