Autori i “Njëqind Vjet Vetmi” është shkrimtari më i përkthyer në gjuhën spanjolle

Gabriel García Marquez, autori kolumbian i “Njëqind Vjet Vetmi” dhe fituesi i çmimit Nobel të vitit 1982 është shkrimtari më i përkthyer në gjuhën spanjolle, në shekullin e XXI duke mposhtur kështu edhe Servantesin.

Lista vijon me Isabel Allende, argjentinasin, Jorge Luis Borges, peruanin, fituesin e çmimit Nobel 2010, Mario Vargas Llosa, dhe në vendin e pestë u rendit gjeniu i “Don Kishotit”, Miguel de Servantes.

Renditja sipas vlerësimit, që përfshin gjithashtu Carlos Ruiz Zafón, Arturo Pérez-Reverte, Luis Sepúlveda, Roberto Bolaño dhe Javier Marías, u krye nga “Instituti Cervantes”, në Romë.

Instituti analizoi përkthimet në 10 gjuhë të ndryshme, arabisht, kinezisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht, portugalisht, rusisht dhe suedisht.

Analiza e veprave nis nga viti 1950, në dritën e bumit të dy dekadave, kur autorët e Amerikës Latine si García Márquez, Mario Vargas Llosa, Carlos Fuentes dhe Julio Cortázar filluan të vlerësoheshin në të gjithë botën.

Sipas institutit, interesi për autorët individualë ndryshon nga vendi në vend, në Francë numri një është regjisori francezo-kilian, Alejandro Jodorowsky, ndërsa Italia është e vetmja që ka përfshirë novelistin, Manuel Vázquez Montalbán në dhjetëshen e parë.