Maja e Qorres në Llogora, borë, det dhe mal për turistët

ATSH/ Maja e Qorres, një prej majave më të larta në Parkun Kombëtar të Llogorasë, këto ditë dimri ofron peizazhe mahnitëse.

Turistët gjatë këtyre ditëve mund të shijojnë në këtë destinacion edhe mal, edhe det edhe borë, edhe plazh.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau disa fotografi në rrjetet sociale me pamje nga maja e Qorres, një zonë e cila përveç pamjes magjepsëse, karakterizohet nga vlera të larta dhe me rëndësi natyrore.

Nga maja e Qorres të ofrohet një pamje 360 gradë, nga ku duken lumi i Vlorës me fshatrat dhe zonën përreth, malet e Labërisë përmbi lumë, nga ku kalon për në Kurvelesh, Nivicë e Tepelenë.

Në këtë sezon të turizmit dimëror parku Kombëtar i Llogorasë po shfrytëzohet maksimalisht nga të rinjtë dhe aventurierët e borës e të lartësive sidomos në fundjavë.