Formula 1 kërcënon të përjashtojë Lewis Hamilton nga garat nëse piloti britanik do të vazhdojë të përdorë sportin për betejat personale të aspektit politik pasi ai është investuar shumë në kauzat anti-racizëm dhe pro diversitetit.

38-vjeçari i cili ka manifestuar shpesh herë publikisht qëndrimin e tij me helmetën me ngjyrat e ylberit dhe bluzat “black live matter”. Është presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem ai që i ka bërë me dije 8 herë kampionit të botës se fillimisht duhet të marrë leje për të përdorurr çështjet politike në Formula 1 dhe nëse nuk merr miratimin e vazhdon në rrugëne tij, atëherë ai mund të përjashtohet nga garat.

“Nuk dëshirojmë që të kemi në F1 një platformë të veçantë për axhendat private dhe personale. FIA duhet të jetë neutrale. Ne dëshirojmë që superyjet të merren vetëm me sport”, thekson ai.