Gazeta më e madhe belge “Le Soir” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë.

Pas britanikes BBC, media e njohur belge, i ka bërë ftesë ndjekësve të saj për vizituar Shqipërinë të cilën e ka cilësuar si Maldivet në zemër të Europës.

“Le Soir” i ka bërë jehonë peisazheve të vijës bregdetare , akomodimit si dhe çmimeve shumë ekonomike.

Artikullin e medias Belge e ka publikuar kryeministri Rama i cili shkruan: “Pas #BBC në Britani, ftesa e radhës vjen nga gazeta më e madhe në Belgjikë #LeSoir që në këto ditë të para janari promovon Shqipërinë si “Maldivet në zemër të Europës”, duke i bërë jehonë plazheve të Ksamilit, gjireve të vijës bregdetare, akomodimit në hotelet cilësore dhe siteve arkeologjike që duhen vizituar se s’bën ????”.

Artikulli i plotë: 

https://sosoir.lesoir.be/cette-destination-europeenne-proche-de-bruxelles-vous-donnera-limpression-detre-aux-maldives?fbclid=IwAR1meEHcwsJ9_a8k9LoHVC_tfdEFbnZb4mmnHLNRPGN1PVUzu2LJ9mWLt7g