Ky mund të jetë lajmi i vitit, Lionel Messi mund të humbasë gjysmëfinalen e Kupës së Botës të martën në orën 20:00 kundër Kroacisë për shkak të sjelljeve aspak etike ndaj anetërave të stafit të Holandës.

FIFA ka hapur një hetim ndaj kapitenit të Argjentinës dhe mesfushorit Paredes pasi në fund të ndeshjes janë regjistruar disa episode që syri i kameras dhe publikut nuk i ka kapur

Komisioni  Disiplinor ka analizuar me dataje të gjitha episodet që lidhen me sherrin masiv të nisur nga lojtari i Juventusit por edhe përballjen e sulmuesit me Van Gaal. Sipas informacioneve, po hetohet nëse ata kanë shkelur normat e artikullit 12 dhe 16. Një ndeshje shumë e vështirë për arbitrin Mateu Lahoz.