1.

Peja, përndryshe “Kryeqyteti i Alpeve”, i mikëpriti nëhotelin pesëyjesh “Dukagjini”, 256 të Ftuar Nderi, pjesmarrës në “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (për Kosovën Dardane, Sanxhak, Luginën e Preshevës) me tematikë: “Traditat e Trashëgimi Kombëtare Shqiptare” në etno-histori e bashkëkohësi, në integrimet ndërballkanike dhe euro-atlantike; në bashkëpunimet e shumanshme e të përditshmërisë lokale, kombëtare e rajonale; në të tilla fusha sikurse dhe Turizmi malor/alpin, Sportet, Kultura, etj.

Ky Kuvend PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, i organizuar nga “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike) në bashkëpunim me Komunën e Pejës (Kosovë) dhe në bashkërendim me disa personalitete tëMërgatës Shqiptare, kishte të ftuar nderi, pjesmarrës, nga Kosova, Shqipëria, Sanxhaku e Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, nga Amerika (Teksasi e Nju Jorku), Europa (Gjermania, Zvicra, Italia, Norvegjia, Franca, Turqia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia) dhe Australia.

Kuvendi Kombëtar i Alpeve, në qytetin e Pejës, vinte pas dy Kuvendeve të tilla në Vermosh të Malësisë së Madhe (për Shqipërinë) dhe në Vuthaj të Plavë-Gucisë (për Malin e Zi) dhe do të vazhdimojnë drejt “Kuvendit Ballkanik të Alpeve”, nëTiranë, në Nëntor 2023, në Tirana International Hotel & Conference Center të Ram Gecit.

2.

Kuvendi Kombëtar i Alpeve, filloi me Hymnin Kombëtar Shqiptar, të cilin e deklaroi të hapur, me një fjalë rasti, Kryeredaktori i “Gazeta e Alpeve”, Ramiz Lushaj, Tiranë.

Kjo ditë e Kuvendit Kombëtar të Alpeve, përndryshe: ishte dhe “Ditë e Ndarjeve të Mirënjohjeve”.

3.

Në këtë Kuvend të Madh të Alpeve, të 12 nëntorit 2022, nderonin me praninë e tyre: Gazmend MUHAXHERI– kryetari i komunës së Pejës, Rozeta HAJDARI– Ministre e Ministrisë sëIndustrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë të Republikës së Kosovës;Harry BAJRAKTARI- “Nderi i Kombit” (Nju Jork-SHBA), personalitet i shquar shqiptaro-amerikan, një nga lobuesit e kontributorët e mëdhenj të Lirisë, Pavarësisë e Shtetësisë sëKosovës dhe të Demokracisë së Shqipërisë; Akademik Mentor PETRELAAntar i Jashtëm i ASHA të Kosovës, personalitet i shquar me disa tituj e grada shkencore shqiptare e ndërkombëtare, antar i disa shoqatave të neuro-kirurgjisë nëAmerikë dhe Europë, i shpallur një nga 100 kirurgët më të mirë në botë nga Ëorld Academy of Neurological Surgery”; Ramiz TAFILAJ(Teksas-SHBA), Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”, biznesmen në tre kontinente, filantropist i njohur nëfushën e arsimit, botimeve, kulturës, pronar i SHB “Jalifat Publishing” (Huoston-Teksas), i dekoruar nga Presidenti Amerikan Donald Tramp dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, “Qytetar Nderi” në Vushtri (Kosovë) e në Pukë (Shqipëri);Selma KUÇEVIQdeputete e Partisë së Aksionit Demokratik (SDA e dr. Sulejman Ugljaninit), e krahinës së Sanxhakut nëKuvendin Popullor të Serbisë, antare e disa Komisioneve Parlamentare të këtij Kuvendi, kryesuese e Delegacionit tëSanxhakut në Kuvendin Kombëtar të Alpeve; Armend ZEMAJ– deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ish Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, nipi i kolonel Tahir Zemaj“Hero i Kosovës”; Ana VERUSHI- Kryetare e Këshillit të Qarkut të Korçës; Et’hem FEZOLLARIpersonalitet i shquar shqiptaro-australian, ish deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë; Dr. Shpëtim AXHAMI– kryetar i Partisëparlamentare “Lëvizja e Legalitetit” në Shqipëri; Mentor ARIFAJZv/Ministër i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë të Republikës së Kosovës; Dr. Islam LAUKAish ambasadori i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës, ish Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Organizatave Ndërkombëtare në MPJ të Shqipërisë, “Qytetar Nderi” i Deçanit (Kosovë), Bytyç e Bajramcurri (Tropojë); Av. Rasim HASANAJish Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve të Shqipërisë, vllau i Azem HajdaritLiderit Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90; Prof. dr. Nestor TERESKAish Rektor i Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe ish kryetar i KQZ të Shqipërisë dhe shumë personalitete të tjera.

​​4.

Gazmend MUHAXHERI, Kryetari i Komunës së Pejës e mbajti kumtimin kryesor: “Peja: Qeverisja Vendore, Infrastruktura, Turizmi, Kultura e Sportet”, ku u evidentuan disa arritje e vizione, të cilat, pamëdyshje, sipas vlerësimeve elitare e popullore, e kanë kthye Pejën komunare në njëshembull të mirë kombëtar shqiptar të qeverisjes vendore nëgjithato fusha të përditshmërisë e ardhmërisë.

5

Kuvendin e Madh të Alpeve në Pejë e përshendetënpersonalitetet e larta, të ftuarit e nderit: * Harry BAJRAKTARI-“Nderi i Kombit”, në emrin e Tij dhe tëShqiptarëve të Amerikës;

* Rozeta HAJDARIMinistre e Industrisë, Ndërmarrësisëe Tregtisë në Qeverinë e Kosovës;

* Et’hem FEZOLLARI në emër të Shqiptarëve tëAustralisë;

* Selma KUÇEVIQdeputete e Sanxhakut (SDA e dr. Ugljaninit) në Kuvendin e Serbisë (në gjuhë boshnjake, me përkthim të lirë e direkt nga historiani e veprimtari Ismet Azizi).

6.

Në/për Kuvendin Kombëtar të Alpeve i kishin dërguar Përshendetjet e Tyre:

* Besa TAFILAJ-PINCHOTTI nga Ushington D.C.- Drejtore Ekzekutive e Organizatës Kombëtare të Familjeve të Ushtarakëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (me video-mesazh, u shfaq në Vidio-Projektorin e sallës së madhe të Kuvendit);

Joe DIOGUARDI nga Nju Jorku-SHBA– President i LQSHA (AACL) dhe Shirley CLOYES DIOGUARDI Këshilltare për Çështje të Ballkanit, në emër të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (të cilën e lexoi: dr. Islam Lauka,ambasadori i parë i Shqipërisë në Kosovën e pavarur e sovrane);  

Artistja me famë botërore, me origjinë nga Peja, RitaORA, Familja e Saj, nga Londra (e lexoi: Ana Verushi– Kryetare e Këshillit të Qarkut të Korçës);

Mark GJONAJnga Nju Jorku-SHBA- Kryetari i Këshillit Kordinues të Diasporës Shqiptare në Botë, ish Asambleisti i parë shqiptaro-amerikan në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut (2018-2021), (e lexoi: Ali Daci-“Qytetar Nderi” i Pejës, kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak).

7.

Ramiz Tafilaj– Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve” e paraqiti kumtesën e tij: “Haxhi Zeka (Byberi) dhe Lidhja Shqiptare e Pejës”, e cila, sipas referuesit, ishte vazhdim i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ishte një organizatë me karakter të trefishtë: politik, ushtarak, mbarëkombëtar.

Gjithashtu, në përmbyllje të kumtesës së tij, e tërhoqi vëmendjen që historiografia shqiptare, historianët shqiptarë e të huaj, ende duhet të studiojnë në arkivat e huaja të Turqisë, Austrisë, Francës, Anglisë etj. për të pasqyruar në gjithanshmëri, në thellësi e lartësi, Lidhjen Shqiptare të Pejës e Kryetarin e saj, Haxhi Zekë Byberi, këtë figurë të madhe të Kombit Shqiptar, i cili mirëpritet nga Tirana e Prishtina zyrtare të ketë më shumë mirënjohje të larta e maë të mëdha dhe së bashku me Lidhjen Shqiptare të Pejës të zënë më shumë vend në tekstet e veprat zyrtare akademike, universitare, shkollore në Shqipëri e në Kosovë.

​​8.

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (i Pejës) dhe “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike, Tiranë) e kishin cilësuar këtë event edhe si “Dita e Mirënjohjeve”: ku u nderuan me Mirënjohje të larta, me çmimet përkatëse:

* Me Çmimin e Madh “Dardania”, ma i larti çmim i Kuvendit, u nderua Harry BAJRAKTARI, personaliteti i shquar shqiptaro-amerikan;

* Me Çmimin e Lartë “Krenaria e Alpeve Shqiptare” u nderua Gazmend MUHAXHERI, kryetar i komunës së Pejës;

* Me Çmimin e Lartë “Elena Gjika” u nderua Rozeta HAJDARI, ministre e Qeverisë së Kosovës,

* Me Çmimin e Lartë “Haxhi Zeka Byberi” u nderuandy vëllezërit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare (në Strugë-Maqedoni e Veriut), dr. Ibrahim TEMO- politikan, intelektual, humanist, publicist atdhetar shqiptar, doktor i shkencave nëmjekësi, themelues i Shoqërisë “Bashkim e Përparim”, kryesues i Delegacionit të Shqiptarëve të Rumanisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919-’20) dhe Nuri SOJLIU politikan, veprimtar atdhetar i kulturës, arsimit, i shoqatave e klubeve shqiptare, delegat i Strugës në Kuvendin e Pavarësisë në Vlorë(1912) dhe një ndër 40 nënshkruesit e Deklaratës së PavarësisëKombëtare Shqiptare;

* Me Çmimin e Lartë “Dr. Bilal Golemi” u nderuaakademik, prof. dr. Mentor PETRELA nga Tirana.

9.

Ismet Azizi– Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Sanxhakun me rrethina dhe Kryetar i Organizatës “Kosova për Sanxhakun”,paraqiti temën: “Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe personalitetet historike shqiptare të tij”.

Historiani Ismet Azizi, ndër të tjera, kumtoi se: “Sanxhakuka një sipërfaqe prej 8.687 km², ku jetojnë mbi 400.000 banorë. Nga kjo sipërfaqe e përgjithshme, 4.504 km² i përkasin Serbisë, ndërsa 4.183 km² Malit të Zi. Mbi 60% e banorëve të dy pjesëve të Sanxhakut janë myslimanë (boshnjak e shqiptarë).

Ai, ndër personalitetet më të shquara të Sanxhakut, përveçoi: shqiptarët patriuotë: Ajdin Draga (Dragë-Tutin, 1864-1914), përfaqësues i Mitrovicës në Kuvendin e Pavarësisë nëVlorën e 1912-tës; Nexhip Draga (Dragë-Tutin, 1867-1921), deputet i Vilajetit të Kosovës në Kuvendin (Mexhlisin) e Perandorisë Otomane; Ferhat Draga (Dragë-Tutin, 1873-1944), ndër themeluesit e Xhemijetit (organizatë në mbrojtje tëinteresave kombëtare shqiptyare); Aqif Blyta (Pazar i RI, 1887-1945), me akademi ushtarake krye në Manastir, Sekretar i Xhemijetit, deputet, personaliteti përfaqësues e veprimtarues më i rëndësishëm i Sanxhakut mes Dy Luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, e mbrotji nga gjenocidi e spastrimi etnik serb dhe kryeqendren e Sanxhakut, Pazarin e Ri, sëbashku me vullnetarët e Kosovës e shaban Polluzhën prijtar. Në Pazar tëRi u ekzekutua me pushkatim nga serbët, më 21 janar 1945.Ahmet Daci (Rozhajë, 1896-1945) ish kryetar komune i Pazarit të Ri (Novi Pazar), dhëndër e bashkëluftëtar i Aqif Blytës. Ia pushkatuan dy djemtë dhe e ekzekutuan me pushkatim në Pazar të Ri më 1945, nga OZN-a Jugosllave. Mulla Jakup Kardoviq- Kombi (Rozhajë, 1869-1945), një nga personalitetet më tëshquara të Sanxhakut në mbrojtje të tij në Tregu i Ri, Tutin, Sjenicë, Rozhajë, kryetar komune i Tutinit në dy mandate, bashkëluftëtarë i Aqif Blytës, i vrarë tradhtisht nga komunistët në vitin 1945. Dervish Mitrovica (Pazar i Ri, 1885-Zarë, 1935), një ndër Delegatët në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë (1912). Xhelal Mitrovica. (Mitrovicë, 1916-Toronto, 1974), i origjinës familjare nga Pazari i Ri, nëpunës i lartë, drejtor i Radio Prishtinës, deputet i Mitrovicës gjatë Mbretërisë Shqiptare, ushtarak, veprimtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

10.

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (i Pejës) dhe “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike, Tiranë), në këtë“Ditë të Çmimeve”, u nderuan me Mirënjohje të larta, me çmimet përkatëse:

* Me Çmimin e Lartë “Elena Gjika” u nderua SelmaKUÇEVIQ– deputete e Tutinit e krahinës së Sanxhakut– një nga 6 deputetet e Sanxhakut e Luginës së Preshevës në Kuvendin Popullor të Serbisë, që e njohën zyrtarisht e botërisht vitin e kaluar (2021) Pavarësinë e Kosovës.

* Me Çmimin e Lartë “Pjetër Bogdani” u nderuaEt’hem FEZOLLARIAustrali.

Një ditë më herët, pikërisht me 11 Nëntor 2022, në qytetin e Gjakovës u nderua me “Mirënjohje”  101 vjeçari Haxhi BeqëSyla, veteran e invalid i Luftës së Dytë Botërore, lexues e abonuyes në tre vitet e fundit në “Gazeta e Alpeve”, pjesmarrës në “Takimi i Gjakovës” me 24 qershor 2021 dhe në “Takimi i Madh i Prishtinës” më 13 maj 2022, ku – në këtë të fundit- pati dhe një Përshendetje për të pranishmit. “Mirënjohjen” ia dorëzoi Halil Ahmeti – Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Kosovën, duke shënuar me këtë veprimtari edhe fillimin e punimeve të Kuvendit  Kombëtar të Alpeve të 12 nëntorit 2022 në qytetin historik, kulturor, sportiv e turistik të Pejës.

11.

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve”, në Pejë, pati edhe tripërshendetje të tjera në foltore:

* Hysen ZEQAJ– në emër të Shqiptarëve të Teksasit tëBushëve të Amerikës, ish kryetar (e tani) antar i Komunitetit Shqiptar në Dallas (2009-’11), aktor, publicist, veprimtar aktiv e kontributor për interesat kombëtare shqiptare, për shkollën shqipe në Dallas, për aktivitetet kulturore, mediatike etj.;  

* Fazqet KRASNIQI i Pejës, biznesmen, humanist, pronar i firmës së riciklimeve REC PLAST”, Kryetar i Shoqatës së Ricikluesve të Kosovës (shoqatë e formuar me ndihmën e Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ));

* Arianit SALIHI dhe Artur BERISHA– studentë elitarëe veprimtarë të Diasporës Shqiptare në Gjermani (universitarënë administrim-biznes në Frankurt), të cilët kishin pergaditur për video-projektor dhe një program të detajuar të Kuvendit, si dhe i kishin sjellë me vehte edhe 200 blloqe shenimesh (me 50 faqe)me tematikë mbishkrimore për Kuvendin Kombëtar të Alpeve/për “Gazeta e Alpeve”.

12.

Në/për Kuvendin Kombëtar të Alpeve i kishin dërguar Përshendetjet/Mesazhet e Tyre, edhe:

* Shaip KAMBERI– deputet i Luginës së Preshevës, i vetmi deputet shqiptar në Kuvendin Popullor të Serbisë, njëpersonalitet i shquar kombëtar shqiptar, i cili së bashku me Partinë e Veprimit Demokratik (PVD), si kryetar i saj, me ekpin e tyre trekomunar, ishin të angazhuar në ditën e Kuvendit për votimet për Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës, ku kryetar i tij u zgjodh Ragmi Mustafi, edhe për një mandate të dytë. Nërregjistrimin e fundit të popullsisë në Republikën e Serbisë, tëdhënat paraprake, flasin për mbi 100 mijë shqiptarë në këtështet, kryesisht në Luginën e Preshevës, me të tri komunat e saj. Kumtesa e tij: “Lugina e Preshevës mes aspiratave dhe mundësive” nuk u lexua nga dikush tjetër në Kuvend, pasi kumtesa do të botohet në “Gazeta e Alpeve” dhe në Librin e Kuvendit të Pejës;

* Dr. Faton BISLIMI në/nga Kanada– Antar Ekzekutiv i Bordit të LQSHA/AACL, ish deputet i Kuvendit të Kosovës (LDK), ligjërues në universitete amerikane e kanadeze, lobues e kontributor për Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, si dhe për Çështjen e Luginës së Preshevës; * Xhevit HYSENAJ– nga Afrika e Jugut (ku ndodhej në një udhëtim  turistik e pune), Kryetar i Shoqatës së Prodhuesve e Eksportuesve të Bimëve Mjekësore të Shqipërisë; Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “AlbKalustyam” në Durrës; “Qytetar Nderi i Durrësit” e iTropojës; ish pedagog në UBT, Antar i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”, si dhe shumë të tjerë.

* Lumnie TERAKU– psikologe e mirënjohur e klinikës “Anim” në Prishtinë.

13.

Një nga pikat kulmore të Kuvendit Kombëtar të Alpeveishte momenti i vlerësimit me Çmimin e Lartë “Cucë Avdyl Ulaj” (luftëtare qëndrestare në luftëra me sllavët, ku merr dhe  plagë në trup, ndërsa gjatë LDB i dha çlirimit të Shqipërisë djalin e saj) për dy nëna gjakovare:

*  Ferdonije QERKEZI, “Grua e hekurt e Luftës së Kosovës”, një nanë shqiptare dëshmi e gjallë e krimeve serbe në Kosovë (1999), forcat serbe ia rrëmbyen katër djemtë e bashkëshortin.

* Nesrete Kumnova, Kryetare e Organizatës qëndrestare e aktive “Thirrjet e Nënëve”, një misionare simbol në veprimtaritë për zbardhjen e fatit të mbi 1.600 të pagjeturëve prej nga Lufta e fundit në Kosovë.

Çmimet ua ndanë personalitetet e larta: Harry Bajraktari nga Amerika dhe Et’hem Fezollari nga Australia.

Nëna gjakovare, Nesrete Kumnova, Kryetare e Organizatës “Thirrjet e Nënëve” e përshendeti Kuvendin Kombëtar të Alpeve dhe apeloi për vazhdimin e punës në kërkim të të pagjeturve Luftës së fundit të Kosovës dhe Serbia të ndëshkohet për Krimet e Luftës, Krime kundër Njerëzimit, për gjenocidin në Kosovë.

14.

Kuvendi Kombëtar i Alpeve” mban Një Minutë Heshtje në nderim të dy personaliteteve: Ymer MUHAXHERI i Pejës, 93 vjeçar,atdhetar e intelektual i shquar i kohës kur Kosova kishte ma së shumti nevojë për Liri e Pavarësi, ish deputet i Pejës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, një ndër bashkëveprimtarët e afërt të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova. Enver DEDUSHAJ, 63 vjeçar, Sekretar i Këshillit komunal të komunës së Gucisë, një veprimtar i shquar i krahinës së Plavë-Gucisë, nga Vuthajt, në dekadat e fundit ishte një ndër zyrtarët e lartë të krahinës në funksione e detyra të larta lokale. Këto dy personalitete u ndanë nga jeta këto ditët e fundit dhe ishin të Ftuar Nderi në “Kuvendin Kombëtar të Alpeve”.

15.

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (i Pejës) dhe “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike, Tiranë) nderuan me Çmimin “Mikpritja Alpine”: Fatbardha LAUKA- Administratore e Bar-Restorantit “Mrizi i Zanave” në Tiranë (përurue qysh në vitin 2004); Hotel “Magra Austria”- eko-hotel natyror në Bogë të Rugovës (Pejë) dhe Bar-Restorant-Hotel “Dukagjini” në qytetin e Pejës, çmime të cilat u ftua t’ua dorëzojnë në mënyrë ceremoniale e nderuara Rozeta Hajdari– Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë të Republikës së Kosovës.

16.

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (i Pejës) dhe “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike, Tiranë) akordoi e nderoi me Mirënjohje të larta personalitete të mirënjohura tëhistorisë e aktualitetit shqiptar:

* Me Çmimin e Lartë “Ali Ibër Nezaj” i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u nderua Shaban POLLUZHA (1871-1945), veprimtar i madh atdhetar, ushtarak, politik, juridik, i qeverisjes vendore, me veprimtari në Kosovë, Shqipëri, Sanxhak e Malin e Zi, një nga komandantët tribunal përgjatë LDB nëKryengritjen e Drenicës dhe në Sanxhak.

* Me çmimin “Kolonel Ahmet Krasniqi” u nderua Smajl HAJDARAJ (1951-2002), ish Komandant i UÇK-së nëRugovë, deputet i LDK në Kuvendin e Kosovës, vrarë tradhtisht në Kodër të Zahaqit në Pejë;

* Me Çmimin e Lartë “Zhuj Selmani”– legjendar i mbrojtjes së kufirit e kombit, u nderua Abedin MULOSMANAJ (Tropojë,1938- Nju Jork, 2000), veprimtar atdhetar, politik e diplomatik i kauzës së Shqipërisë Etnike, pasardhës genetik i Binak Alisë e Shaban Binakut, ish mësues i dr. Ibrahim Rugovës në Istog të Kosovës;

* Me Çmimin e Nderit “Lavdi Kombëtare” u nderuanBajraktarët e Rugovës, Sali JAHA dhe Sak FASLIA

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” ndau dhe Mirënjohje e çmime të tjera, të ndryshme.

17.

Kuvendin Kombëtar të Alpeve e përshendeten me këngët e tyre: këngtari Shaban DEMAJ i Rugovës të Pejës me këngën-hit-hymn për legjendarin Zhuj Selmani, këngtarja Rugova (Govi) REKA në Dibër të Madhe të Maqedonisë së Veriut menjë këngë për dr. Ibrahim Rugovës- Presidenti historik i Kosovës, këngtarja e re, 11 vjeçarja Ergisa Hajdinaj nga Tropoja me këngë për UÇK-në.

Aktorja Muradije Muriqi, mbesa e Zhuj Selmanit të historisë kombëtare shqiptare, interpretoi një poezi të poetit gjakovar, Ali Podrimja.

18.

Në kuadrin e “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” u kryen Homazhe Nderimi…Fjalë Homazh…Foto-kujtime disa vende historike, për disa figura historike, në krahinën e Rugovës, qytetin e Pejës, Istog, Skënderaj, Drenas, si tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz (Skënderaj), tek Kompleksi Memorial “Dr. Ibrahim Rugova” në qytetin e Istogut dhe nëMalaj të Rugovës, Shtatorja e Zhuj Selmanit në Pejë, Varri i heroit Shaban Polluzha në Drenas, varret e Bajraktarëve të Rugovës në Koshutan të Rugovës, varri i heroit Smajl Hajdaraj në Kodër të Zahaqit në Pejë, Shtatorja e heroit Shkëlzen Haradinaj dhe Obelisku i 183 Dëshmorëve të Komunës Pejë, Shtatorja e heroit Ardian Krasniqi, Shtatorja e Haxhi Zekë Byberit të Lidhjes Shqiptare të Pejës, Memoriali “Kujtim dhe Miqësi” në nderim të viktimave të 11 Shtatorit në ShBA-Pejë, e të tjera.

Në organizimin, drejtimin e kryerjen e këtyre Homazheve Nderimi u dalluan përveçëm disa nga kryetarët e Komisioneve Organizatore, si Hilmi Gashi në Prekaz, Polluzhë e Kodër tëZahaqit; Selman Zogaj në Istog e Vrellë; Mustaf R. Lajçi nëMalaj të Rugovës, Fazli Muriqi në Koshutan të Rugovës e shtatoret e Zhuj Selmanit e të Kadri Bajrit në qytetin e Pejës, etj.

19.

Fjalën e mbylljes së “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” e mbajti Ramiz Tafilaj- Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike).

Në restorantin e hotel “Dukagjinit”, në dy mjedise të tij, u shtrua Dreka e Kuvendit Kombëtar të Alpeve nga Komuna e Pejës dhe Drejtori i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve:” nëbashkërendim (ulje çmimore përqindore) nga hotel “Dukagjini”, me përplot 189 të pranishëm nga të ftuarit e nderit të Kuvendit.

Kordinator i Përgjithshëm i “Kuvendit Kombëtar tëAlpeve” ishte Arbër Lushaj, i cili mbajti një peshë të madhe e kreu punëra të mira në organizmin, zhvillimin e mbarëvajtjen e suksesshme të Kuvendit.

Në tërësinë e angazhimeve e kryerjes së detyrave për suksesin meritor të “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” dhanëkontributin e tyre organizator edhe Ali Daci i Rozhajës e “Qytetar Nderi’ i Pejës– Nënkryetar i Këshillit Organizator tëKuvendit; Kastriot Belegukomuna Pejë; Krenare Gashi-përgjegjëse e hotel “Dukagjinit”-Pejë; Agim KrasniqiKordinator i GA-Pejë; Ardita Lushaj-Tiranë (Power-Point nëVidio-Projektorin e Kuvendit etj.); Altiana Zogaj- moderatore e Kuvendit, studente e gazetarisë, Prishtinë; Elmedina Belegu-menaxhere e eventeve në hotel “Dukagjini”-Pejë; Ibrahim Gashi– Prishtinë; Fitim Xh. Radoniqi i Dekorit të Pejës (baneri i madh dhe i vogël i Kuvendit); Halil Ahmeti i Gjakovës;Shpend Nikoçi i Tropojës; Mevlyde Mezini SaraçiGjakovë;Adem Lushaj i Deçanit; Mehmet MjekuPrishtinë; Hilmi Gashi Gjermani; Ismet Azizi i “Kosova për Sanxhakun”;ambasador Mal BerishaTiranë-Amerikë; dr. Shpëtim Axhami kryetar i PLL-Tiranë; Esad Gjonbalaj në Amerikë;Faton Bislimi në Kanada; Rasim Hasanaj në Tiranë; Xhevdet Muriqi Gjermani; ambasador Islam Lauka-Tiranë; Rexhep DedushajPejë; Selman Zogaj- Istog; Xhina Palko(grafika për banerat e Kuvendit)-Tiranë; Masar GrezdaGjakovë;Manushaqe Hajdinaj– Tropojë.

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” u ndoq e përcoll nga disa televizione si RTV Fontana në Istog (e përhershme nëveprimtaritë e “Gazeta e Alpeve”, RTV “Dukagjini” PejëPrishtinë, portali kombëtar Limit.al, gazeta-portal “Bota Sot” nëZvicër, etj.

Me ftesë të personalizuar të Këshillit Organizator tëKuvendit Kombëtar të Alpeve ishin pjesë e pasqyrimit tëKuvendit tre fotoreporterë e kamaremanë si Shkelzen Rexha i Gjakovës, Kristaq Janushi i Korçës dhe Dorian Zanaliu i Tiranës, të cilët kanë rregjistruar të plotë Kuvendin dhe realizuar mbi 2 mijë foto nga punimet e Kuvendit dhe veprimtaritë e tjera të tij.

20.

Me përmbylljen e suksesshme të Kuvendit Kombëtar tëAlpeve në Pejë, tashma ka nisur puna e madhe për organzimin e “Kuvendit Ballkanik të Alpeve” në Tiranë, pikërisht në “Tirana International Hotel & Conference Center”, në nëntor 2023.

Gjithashtu do të përgaditet e botohet edhe libri “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” – Pejë: 12 nëntor 2022, ku do të përfshihen kumtesat e Kuvendit, përshendetjet drejtuar Kuvendit, Mirënjohje e Çmimet e Kuvendit, veprimtaritë e Kuvendit, si Homazhe Nderimi në vende historike/për figura historike etj., i cili do të dalin në qarkullim vitin e ardhshëm, 2023.