Nga Enver Memishaj

Për të prezantuar dhe kuptuar dy letrat e Fan Nolit (1882 – 1965), më parë duhet të themi dy fjalë për kohën kur ato janë shkruar.

Përfundimi i Luftës së Parë Botërore (1914 – 1918), e fshiu nga harta botërore shtetin shqiptar që kishte lindur me luftë e sakrifica më 28 nëntor 1912. Fuqitë e mëdha, apo vendet e qytetëruar siç iquajmë ne sot e kishin coptuar Shqipërinë e vitit 1913, dhe ua kishin dhënë si dhuratë fqinjëve tanë grabitqarë. Kështuqëshqiptarët vendosën t’i dilnin vetë zot fatit të tyre. Atdhetarë dhe mëndje të ndritura të vendit u mblodhën në Kongresin e Lushnjës më 21 janar 1920 dhe pak më vonë vlonjatët vendosën ose tëhidhnin në det pushtuesin italian, të çlironin Vlorën dhe ta bashkonin me administratën e qeverisë së Sulejman Delvinës ose të shuheshin me gjithë ç’kishin.

Ndërsa vlonjatët e shqiptarët luftonin me italinë, grekët nxituan tëshkëpusnin një copë nga trokat shqiptare. Në këtë udhë heroizmi dhe therorie që kishin hyrë vlonjatët, u duk përsëri pa besia greke që u mundua të godiste pas shpine interesat e popullit shqiptar. Qazim Kokoshi, prefekti i prefekturës së Drashovicës, pasi për arsye politike, Komiteti Mbrojtjes Kombëtare që udhëhoqi Luftën e Vlorës e kishte shpallur Drashovicën prefekturë, dhe Vlorën nënprefekturë që varej nga Drashovica, më 20.7.1920 i shkruante Ahmet bej Zagollit, Ministrit të Brendshëm: “ Kur gjanë sulmet tona kundëra ushtrisë italiane dhe kur armët tona u kurorëzuan me fitim duke shtërnguar armikun të mblidhet në porta të Vlorës, ushtria italiane që ndodhej në Himarë, iku me të shpejtë duke liruar krejt Himarën.

Ca ditë Himara mbeti pa ndonjë qeveri, duke qenë se ushtria kombëtare nuk e ndiente veten të fortë të coptonte fuqitë, duke i çuar lartë e poshtë. Pas ca kohe dëgjuam ca lajme dhe në ditët e fundit u vërtetua që himariot nën kryesinë e Niko Milos, proklamuan autonominë e Himarës duke marrë brenda shtatëfshatra. Hoqën një flamur me shtatë yje dhe me një shqiponjë nëngjyrë të qiellit, rregulluan një postë me pulla të grekut etj, etj.

Neve duke pasur një armik përpara, dhe duke bërë çdo sakrificë qët’i bëjmë ballë këtij, nuk mundemi as me mend as me fuqi tëkthehemi dhe të merremi me një çështje tjetër, ndërsa edhe ajo është një plagë e pa shërueshme për nevej… Çështja e Himarës është edhe ajo fort me rëndësi, prandaj i lutem z. tuaj të merrnui masa të nevojëshme dhe të shpejta”.

Ndërsa komandanti i batalionit të xhandarmërisë së Gjirokastrës n/toger, firma, më datën 15.7.1920, i shkruan Komandës sëPërgjithshme të Xhandarmërisë: “Pas një fonogrami marrë prej kompanisë së Delvinës lajmërohet se himariotë kanë ngrehur njësi qeveri më vete nën kryesinë e Niko Milos dhe kështu duan që tëmarrin në dorë dhe doganën. Thuhet se Niko Milua ka ngrehur dhe banda greke, po jo në zyrë, po në shtëpinë e tij dhe kur sheh vaporrin italian që gjezdis afër detit se heq”

Kështu zhvillohet një korespodencë ndërmjet prefkturave tëDrashovicës (Vlorës) dhe Gjirokstrës me Ministrinë e Brendshme, se si duhej vepruar me Çështjen Himara. Qeveria e Sulejman Delvines shfaqet e vendosur për të mbrojtur tokat shqiptare kur iushkruan prefekturave: “Vlorës ju dha urdhën rreptësisht që tëndalojë këtë lëvizje. Në qoftë nevoja edhe me pushkë. Prandaj edhe nga ana juaj të mirren masat ma të shpejta e ma të rrepta dhe në e dashtë nevoja dhe me armë. Të ndaloni çfardo lëvizje qëmund të bëhet”.

Por në situatën e krijuar nga lufta, qeveria merr vendim që të mos ndërhyhej në Himarë, por të kontaktohej me parinë e himariotëve dhe ata të bindeshin se ishin shqiptarë dhe se kaluara dhe e ardhmja e tyre ishte me shtetin shqiptar.

Kështu u veprua nga patriotët e shumtë vlonjatë deri sa më 2 qershor 1921, kur qeveria vendosi të nderhyhet në Himarë, tëdëboheshin renegatët grekë dhe të vendosej atje administrata shqiptare. Lavdia i takon major Ahmet Lepenicës i cili hartoi planin strategjik për të marrë Himarën. Në krah të tij do të gjendej një patriot tjetër, kapiten Azis Çami i cili me focat ushtarake qëkomandonte hyri në Himarë nga Llogoraja, ndërsa major Ahmet Lepenica, do dilte në majë të malit në Pilur dhe prej andej do tëzbriste me vrull pas krahëve të himariotëve.

Kështu hynë në Himarë për herë të parë pas 28 nëntorit 1912, forcat shqiptare dhe major Ahmet Lepenica vedosi atje administratën dhe xhandarmërinë shqiptare.

                 *        *       *

Në këto ditë të vështira për kombin shqiptar Fan Noli ndërsa ishte me detyrën e  kryetarit të delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarsonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920, nuk e hiqte vëmëndjen nga zhvillimi i ngjarjeve nëShqipëri.

Ai i shkruan Ministrisë së Punëve të Brendshme: “Zotni Ministër! Kam nderin t’ju bëj të njohur se kopjet e dokumentave tëprefekturës së Gjirokastrës që m’i dërguat në letrën tuaj më datë14 tetor nr. 210, si dhe annexet e saj si dhe letrën më datë 27 tetor, nr. 7485, i mora dhe i këndova me vrejtje.

Telefoni (kupto telegram E.M.) që i jep guvernatori i Janinës inspektorit civil të asaj prefekture Namik be Delvinës është njëgrackë politike për të marrë një shkresë zyrtare që e pranon autonominë e Himarës.

Më këtë telefon (kupto telegram) guvernatori i Janinës e përmend në tre vende vetqeverimin e Himarës dhe thotë se ky vetqeverim u bë me vendimin e Tiranës.

Inspektori ynë Namik be Delvina pa e pyetur qeverinë e vetë i përgjigjet guvernatorit të Janinës”.

Kjo letër e Fan Nolit është një dëshmi më shumë, për patriotizmin e atij burri që e shkriu jetën e tij për popullin shqiptar, duke lënëgjurmë të pa shlyera në çdo fushë të punës, luftës dhe dijet ku militoi.

Të kësaj periudhe kemi gjetur edhe një letër ose shkresë tjetër tëFan Nolit që mban datën 23 nëntor 1920 dhe i drejtohet Ilias Vrionit, Kryeministër i Shqipërisë, në të cilën shkruan: “Die Komisioni i “Ligës Kombeve” ndënë kryesinë e Lodr Robert Cecil – it, na ka pyet për një horë (orë) e gjymës – mbi konditat e Shqipëniës – dhe u dukte fort i interesuar prej lajmeve t’ona. Fan Noli”.

Nga këto dy shkresa ose letra të Nolit po ti vrejmë me kujdes arrimë në disa përfundime, jo vetëm për shkrimin e bukur dhe tëqartë si shpirti dhe karakteri tij, por edhe se sa mirë e shkruan ai gjuhën shqipe, shumë pak njerëz në atë kohë mund ta shkruanin gjuhën shqipe si Noli, po ashtu në këto letra duket dija, kultura, edukata etj.

               *       *       *

Në këto ditë të vështira kur po bëhej shteti shqiptar, ose po rilindëte Pavarësia, e përmbysuar nga Lufta e Parë Botërore, për fatin e keq të këtij populli kishte edhe tentative të tjera që pengonin forcat progresiste për të bërë shtet.Jo vetëm Himara e shtyrë nga Greqia, por edhe Kurveleshi! “Në Kurvelesh kërkohet të formohet një nënprefekturë ma shumë me qëllime vetiake se tjetër gjë”, etj.