Nga Hilmi GASHI – Gjermani

​Kur vet njeriu, i lirë e i vetëm, larg Atdheut, gjendet në vise të tjera, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra…, që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto së bashku ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harrosh Kosovën, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja.

​Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S’di ç’të mungon, s’di se ç‘të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën; e, pikë së pari, herë-herë, më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdoherë e kudo, kujtimi i prindërve, i miqëve e i shokëve, kujtimi i dheut ku u lindëm e u rritëm, ku qajtëm foshnja e ku lozëm djelmë, kujtim i atyre maleve larg të cilave nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i Kombit, që, më tepër kujtimi e dëshira dhe etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërmojnë me të vërtetë zemrën.

​Ah, mall i Shqipërisë, malli i Atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që se ka pasur gjithmonë në dhé të huaj! ​

​Duhet të jesh jashtë Shqipërisë Natyrale për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Kosovë! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Kosova, një gaz të parrëfyeshëm, sa na sjell si një copë të Atdheut …!

Gjermani, 30 gusht 2022

​​​(Në foto: Hilmi Gashi tuj-e pi një çajë Gjeravice në Gjermani: baftëmirë, djali i Kosovës, veteran i UÇK-së, veprimtar i LDK e Kombit, Zv/drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Europë)