UEFA Champions League përcaktoi 8 grupet, në  të cilat do përballen 32 skuadrat më të mira të kontinentit.

Grupi C konsiderohet ai i “ferrit”, pasi përplasen 3 skuadra të mëdha të Europës, Bayern Munich, Barcelona dhe Inter.

Kampionët në fuqi të Europës, Real Madrid kanë qenë me fat pasi goglat i çuan në grupin F bashkë me Leipzig, Shakhtar Donetsk dhe Celtic.

Do jetë interesant edhe ai në grupin E mes Milanit dhe Chelsea, ndonëse të dyja skuadrat janë më të favorizuara në raport me Salzburg dhe Dinamo Zagreb.

Mjaft interesant dhe i ekuliburuar është grupi A ku janë vendosur Ajax, Liverpul, Napoli, dhe Rangers.

Juventus do të ketë punë me PCG dhe Benfica.

Manchester City pretendent, është në grup me Sevillian dhe Dortmund.

Duelet e fazës të grupeve të UEFA Champions League do të nisin në datën 6 dhe 7 shtator dhe do të transmetohen ekskluzivisht në platformën Tring.