“House of the Dragon” është prequel-i i shumëpritur i Game of Thrones, i vendosur pothuajse 200 vjet përpara dramës fantazi politike tetë-sezonale të HBO-së rreth betejës për të kontrolluar Fronin e Hekurt në botën imagjinare të Westeros, përcjell KultPlus.

Bashkëkrijuesi i “House of the Dragon”, Ryan ka thënë se ky serial ofron shumë për audiencën, megithatë ai dallon shumë nga origjinali. Ngjarjet në të ndodhin 170 vjet para të tjerave. Sipas tij, “House of the Dragon” ka një tregim shumë më intim, sepse seriali i parë paraqet shumë njerëz në udhëtime nëpër botë, e ky është shumë më intim, më familjar.

Paraqitet një tragjedi greke, një familje që shkatërrohet. Por, bota në të dallon nga ajo e para. Tani Targaryens janë në pushtet, kanë 17 dragonj dhe kanë edhe qetësi, ka thënë Ryan.

Nëse seriali “House of the Dragon” do të ketë sukses, atëherë ka mundësi që edhe sezoni i dytë i tij të realizohet shpejt. Për këtë, Condal ka thënë se e mira e këtij seriali është se George R. R. Martin e ka shkruar librin, që do të thotë se kanë tërë materialin që u nevojitet.

Sezoni i dytë realizohet nëse audienca e pëlqen të parin. Ai mendon se kanë krijuar një serial origjinal, shumë interesant, që ofron shumë nga “Game of Thrones”, por se sa do të ketë sukses varet nga audienca.

Seriali “House of the Dragon” do të debutohet në HBO më 21 gusht 2022.