Këto ditë, Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS), organizoi në sallën qëndrore të Akademisësë Shkencave të Republikës së Shqipërisë, dhënien e Çmimit “Madelene Albright, që mban në vlerësim e nderim emrin e ish Sekretares Amerikane të Shtetit, e cila ka dhënë një kontribut madhor për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës, saqë u cilësua “Lufta Albright”.

Ky çmim i lartë, i ndarë për herë të parë nga Bordi i ACABS, iu dha një personaliteti të njohur shqiptaro-amerikan, gazetares aktive e spikeres (folëse e talentuar) ndër vite tërrjeteve televizive amerikane (ABC etj.), veprimtares elitare tëshoqërisë civile amerikane, Besa TafilajPinchotti, e cila ka mbi një dekadë Drejtoreshë për Avancim në NMFA e, kohët e fundit, Drejtore Ekzekutive (CEO) e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military FamilyAssociation), e cilësuar si organizata ma e çmuar e familjeve të pjestarëve të forcave të armatosura të SHBA, e themeluar mbinjë gjysëm shekulli më herët (1969).

ÇmimiMadelene Albright për Besa TafilajPinchotti, mban motivacionin: “Për kontribute të çmuara në veprimtarinë e lartë si Drejtore Ekzekutive e Organizatës Kombëtare të Familjeve të Ushtarakëve të SHBA-ve (NMFA); për pasqyrimin me raportime ekskluzive për Luftën në Kosovë në Televizione Amerikane dhe si gazetare e folëse (prezantuese) në rrjetin televiziv amerikan ABC etj.; për përpjekje të vazhdueshme e arritje të mira në forcimin e miqësisë shqiptaro-amerikane”.

Dr. Ambasador Islam Lauka– President i ACABS, ish ambasador i parë i Shqipërisë në Kosovë, ish Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ia dorëzoi Çmimin “Madelene Albright”,  nënës dinjitare të Besa TafilajPinchotti, znj. Diana Tafilaj, profesore e shkencave filologjike, e cila kishte ardhur nga Teksasi i Amerikës për këtë event të dekorimit të vajzës së saj meritore.

Profesore Diana Tafilaj, amerikane, me studime (pas)universitare të kryera në Kroaci (Zagreb) e Amerikë, shprehu falënderimet e saj dhe me këtë rast e lexoi edhe Përshendetjen në gjuhën angleze me titullimin: “Trashëgimia ime shqiptare më jep zemër për çdo gjë që bëj”, të dërguar nga vajza e saj, Besa, për këtë event solemn e festiv të dorëzimit tëÇmimit “Madelene Albright” nga ACABS, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Përshendetjen e gazetares e veprimtares së mirënjohur Besa TafilajPinchotti, të përkthyer në gjuhën shqipe, e lexoi mrs. Adem Lushaj, studiues, publicist, Kryetar i Shoqatës tëIntelektualëve të Pavarur të Deçanit të Kosovës dardane, tekstin e plotë të së cilës po e përcjellim edhe për lexuesit:

Vitet e mia hershme, kur prindërit kanë sjellë fshatin Dubravë me kalu verën me familjen, ma kanë mësulirinë, bukurinë, dashurinë pa kusht, dhe çka domethënë kur këtogjana na rrezikohen.

Lufta Kosovë mësoi për humbjen e paimagjinueshmedhe për fuqinë e familjes sime dhe gjithë shqiptarëve.

Tani kam privilegjin me udhëheqë një nga organizatat ma amerikaneShoqatën Kombëtare Familjeve Ushtarake. Dhepër çdo ditë, udhëzon ende trashëgimia ime shqiptare.

Është vërtet nder me pranu mirënjohje si shqiptaro-amerikane. Këto janë dy pjesët përbëjnë mua. Faleminderit për mirënjohjen dhe për frymëzimin për me vazhdututje”.

Në këtë solemnitet të dorëzimit të Çmimit të lartëMadelene Albright” nderonin me praninë e tyre: Prefekti i Qarkut të Tiranës, Z. Afrim QëndroPërfaqësues i QeverisëShqiptare; gjeneral Dedë PrengaKëshilltar për SigurinëKombëtare i Presidentit të Republikës (Përfaqësues i Presidencës së Shqipërisë); ambasador Besnik Mustafaj– President i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë dhe ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë; dr. Bujar Leskaj, deputet i Qarkut tëVlorës në Kuvendin e Shqipërisë, ish Ministër i Kulturës e ish Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit; deputeti Fatmir Mediu– ish Ministër i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë; personaliteti i botës akademike, Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr.– drejtor i Departamentit të Neurokirurgjisë të Qëndres Spitalore “Nënë Tereza’ në Tiranë; Prof. dr. Hajredin Kuçi– ish Zv/kryeministër dhe Ministër i Drejtësisë të Republikës sëKosovës; z. Aldo Bumçi– ish Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Drejtësisë i Shqipërisë; mrs. Shpëtim Axhami– kryetar i PLL-parti parlamentare; Z. Sytki NdrecaNënkryetar i BashkisëMalësi e Madhe; prof. dr. Bardhosh Gaçe– Mjeshtër i Madh, Zv/President i ACABS Tiranë; e personalitete të tjera.

RALI LURA

Tiranë, korrik 2022