Nga: Tahir Bezhani

Sot doli nga shtypi  revista kulturore periodike, “Urat”, të cilën e boton Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropojë. Kjo revistë është edhe urë lidhëse e bashkëpunimit disavjeçar i dy klubeve letrare, atë të “Gjon N.Kazazi” nga Gjakova me atë të Tropojës. Në këtë  numër janë radhitur botimet e një numri të konsideruar  krijuesish nga mbarë trojet tona shqiptare dhe diaspora,duke e pasuruar revistën me  nga disa  lloje të gjinisë letrare, punime të dërguara nga vet autorët.

Vlen të ceket që në fillim humaniteti i Dr.  Mahmut Liles  nga Gjakova, i cili është edhe sponsor i revistës” Urat” që disa vite me radhe, dhe njëri nga dashamirët e shumtë të fjalës së bukur artistike. Njëherit, Dr. Mahmut Lila,është drejtor i revistës në fjalë, ku pasojnë: kryeredaktor, Lulëzim Logu, redaktor; Sejdi Berisha. Pason përbërja e redaksisë nga: Muharrem Kurti, Migena Arllati,Manjolla Braha, Gjon Neçaj.

Revista fillon në faqet e para me krijuesin e mirënjohur, poetin e kritikun e dëshmuar të letrave shqipe, z. Vezir Ukaj, i cili vjen për këtë numër me një cikël poezish të zgjedhura nga penda e lirizmit poetik ,mjaft të bukura. Pastaj,në radhë të revistës vjen poeti i vargjeve te lira,Gjon Neçaj, i cili  me frymën freskuese nga Alpet tona,spikatë me  vargjetë cilat  përherë  janë shprushje ndjenjash të melankolisë shpirtërore.  Servet Bytyqi ,një poet nga diaspora jonë, pasuron revistën me poezitë e tij të nivelit të lartë artistik, ku penda e tij, po e dëshmon angazhimin permanent me mbresa krenarie.

Pal Nikaj vjen me shkrimin studimor “Pesë javë në Arkivin Sekret të Vatikanit,”ku këmbëngulja studimore e autorit është aspekti historik,si pasion shkencor i z. Mark Palnikaj,gjithnjë me rezultate të dëshmuara kohore. Revista pasurohet ne vazhdim me kritikë letrare, me shkrimin e Adem Xheladinit,”E Kuqja e Qelqtë-La Rouge EN VERRE”ku bëhet fjalë për veprën e poetes Migena Arllati

Me poezi reprezentative në faqet e këtij numri të revistës “Urat” vijohet  me emrat e poetes së re, Diamira Prenga nga Athina, pastaj me Fasli Ferati, nga Klina, Maxhun Osmani i mirënjohur dhe Gëzim Ajgeraj, për të vijuar me   Azgan Berbati.

Me një cikël poezish të theksuara vjen poeti Zefi Bardhi,poezitë e të cilit padyshim se do lënë mbresë të këndshme tek lexuesit e revistës “Urat”.Vikto Gjikolaj, Muharrem Kurti, padyshim se janë krijues të mirënjohur në rrafshin kombëtarë, të cilët me poezitë e tyre,begatojnë edhe këtë radhë revistën tonë, ”Urat”. Drita Ademi,”Jam Vrastare apo hini im”,poezi te ndjeshme që zbërthejnë talentin e kësaj poeteshe me perspektivë krijuese. Grigo Jovani, Pal Neçaj,  Alfons Zenelaj, emra të njohur për lexuesin dhe dashamiret e artit poetik,të cilët me poezitë tyre,janë pasuri e letërsisë shqipe. Për këtë arsye kanë zënë vend meritor edhe në faqet e kësaj reviste prestigjioze.

Kryeredaktori i revistës “Urat” z. Lulëzim Logu, me një respekt të veçantë iu ka përkushtuar poetit të mirënjohur, fituesin e shumë shpërblimeve brenda e jashtë vendit,  të ndjerit Xhevdet Bajri, i cili iki nga kjo botë para pak ditësh.

Rubrikës së kritikës së mirëfilltë letrare i bashkëngjiten dy emra të spikatur të këtij zhanri, z. Sejdi Berisha dhe Prend Buzhala, te cilët si profesionistë, shkoqisin bërthamën e librave për të cilët bëjnë fjalë.

Sejdi Berisha trajton poezitë nga libri “Mall dhe vetmi,” botuar këto ditë, të autorit nga diaspora, z.  Sherif Bllaca. Vet titulli simbolik i këtij libri me autorin nga diaspora, nënkupton zjarrin autorial që gufon në vargun e z. Bllaca. Ndërsa z. Prend Buzhala, trajton me finesë të jashtëzakonshme poezitë nga  libri “Kohë përtej dhimbjeve” të autorit të afirmuar, Mehdi Krasniqi nga Malisheva.

Një reportazh plot dhimbje e nostalgji, radhitet në faqet e kësaj reviste, nga autori Tahir Bezhani  ,kushtuar mikut nga Shëngjini, z. Zeqir Lushaj,  i cili iki nga kjo jete para tetë muajsh. Takimi me derën e shtëpisë së mbyllur të mikut, nga autori i shkrimit, ishte një çast mjaft prekës dhe i paharruar…

Proza “Ekscedentja” e krijuesit lezhjan, Azem Baliaj, ”Ëndrra” e krijuesit e redaktorit të revistës, z Luzim Logu, thuaja se e mbyllin  këtë numër të kësaj reviste kulturo-letrare me mjaft simpati për lexuesit e artit letrarë.

Krejt në fundfaqe,lexojmë kroniken e jetës kulturore kushtuar personalitetit të kësaj ane të Malësisë së Gjakovës,Deli Metaliaj,i cili këto ditë u dekorua nga Presidenca me Dekoratën “Nderi i Kombit”,si përfaqësues dinjitozë i Ansamblit “Dardania” ndër vite dhe si bashkëthemelues i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropoja

Revistës “Urat” i urojmë jetëgjatësi, ndërsa kryeredaktorit të saj, gjithsesi meritueshëm një FALENDERIM për punën e palodhshme që po e bënë tani e sa vite, vetëm e vetëm për të mbajtur të fortë shtyllat e bashkëpunimit mes krijuesve të Malësisë së Gjakovës.