Vendet evropiane, përfshirë Britaninë, Francën, Portugalinë dhe Spanjën janë duke u përballur me valën më të gjatë dhe më të rëndë të të nxehtit. Qytetarët në Evropë po përballen me diellin përvëlues, zjarret në pyje dhe thatësirën.

Në Portugali temperatura ka arritur në 47 gradë Celsius në stacionin Pinhão, që është një rekord i ri. Vlera e mëparshme ekstreme për korrikun (46.5°C) është regjistruar më 23 korrik 1995, në stacionin Amareleja.

Temperaturat në Britani parashikohet të rriten deri në 41 gradë Celsius të hënën dhe të martën.

Edhe Spanja po përjeton një tjetër valë ekstreme të të nxehtit. Kjo valë mund të zgjasë disa ditë apo edhe një javë, me temperatura deri në 46 gradë Celsius.