50 Cent po mban disa koncerte në disa vende të ndryshme. Por ai ka tërhequr vëmendjen me gjestin që ka bërë në një koncert që ka mbajtur së fundmi. Në një video që është bërë virale në TikTok, ai shihet duke performuar dhe në një moment bën simbolin e shqiponjës dykrenare.

Nuk dihet nëse artisti me famë botërore ka parë ndonjë pjesëmarrës me flamurin shqiptar apo dikë duke bërë shqiponjën. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që reperi i famshëm bën një gjest të tillë. Edhe para disa vitesh, reperi u fotografua duke bërë shqiponjën dykrenare me një person tjetër.

https://vm.tiktok.com/ZMNBWMXKc/?k=1