Përjetësisht, dita e martë e 21 qershorit 2022 do të mbetetdita e dhimbjes tonë të thellë, dita e humbjes tonë të madhe, ditaqë nuk donim të vinte asnjëherë-kurrë.

​Në këtë ditë/datë ike në amshim, ike në qiell, ike tek “tëshumtit”, ike herët- vetëm 77 vjeçar, o vllau im i mirë e ipaharruar, Shaban Nazif Gashani, pas dy sulmeve atakore nëzemren tënde të fortë, të pastër, të dashur, që gjithmonë rrehi përfamiljen tande, për njerëzit e tu të gjakut e të pragut, për Kosovën e sotme e të nesërme, për kombin tonë shqiptar. Dhenjë zemër e tillë rreh përgjithmonë. Dhe ne- Familja e Madhe e Nazif Gashanit me farefisni, përjetësisht do ti ndjejmë tërrahurat e zemrës tande, në çdo datë të 21 qershorit, në çdo ditëtë jetës.

​Ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona, në jetët tona, nëkujtimet tona, në gëzimet e ardhmëritë tona, se ishe gjysh i mirë, baba i mirë, vlla i mirë, shok i mirë, ishe vet mirësia e dashuriajonë, ishe plisbardhë, zemërbardhë, jetëbardhë, shpirtbardhë, ndaj gjithnjë do të përkujtojmë, ndaj kurrë nuk do të harrojmë, o Shaban Nazif Gashani, edhe kur të jesh ma shumë se 770 vjeçarnë jetën e përtejme, në breznitë tona, në përjetësi.

​Lamtumirë, o i miri Shaban Nazif Gashani, o i miri vlla, o ishtrenjti e i paharruemi jonë!

​Të koftë i lehtë Dheu i Tokës Tande, Dheu i të Parëve Tanë!

​​​HILMI GASHI

Kosovë-Gjermani, qershor 2022