Vala e re e pandemisë në vjeshtë duhet të luftohet me vaksina të reja. Duhet të ketë edhe bashkëpunim më të mirë dhe masa të mëtejshme mbrojtëse.

“Në vjeshtë dhe dimër duhet të llogarisim me një valë të rëndë të virusit Corona”,deklaroi ministri federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach pas një konference dyditore me minsitrat e landeve. Drejtuesit e departamenteve do të takohen sërish në fillim të korrikut për të diskutuar masat specifike mbrojtëse në vjeshtë.

Shumica në Gjermani mendon se në vjeshtë dhe dimër duhet të mbahenmaskatnë ambiente të mbyllura. 77 përqind e personave mbi 65 vjeç janë shprehur në favor të kësaj mase, në një anketë të bërë nga ARD. Ndërsa 48 përqind e personave të moshës 18 deri në 34 vjeç e mbështesin këtë ide. Maskat për momentin janë të obligueshme vetëm në transportin publik.

Testet

Një pjesë e madhe e politikës gjermane për Coronën po rrotullohet aktualisht rreth testeve falas të qytetarëve, të cilat do të ndërpriten në fund të këtij muaji. Aktualisht ekziston ende e drejta për të paktën një test antigjen falas në javë në vendet e testimit nga personel i trajnuar pa arsye ose simptoma. Ende nuk është e qartë se si do të vazhdojnë gjërat nga korriku. Kur bëhet fjalë për financimin e testeve, landet janë të mendimit se këtë duhet ta bëjë qeveria federale.

Një fushatë e re vaksinimi është planifikuar për në vjeshtë. Në studimet aktuale, ka prova në rritje se vaksinimi i katërt për njerëzit mbi 60 vjeç është me përfitim të madh, tha Ministri i Shëndetësisë Lauterbach. Vaksina më e mirë duhet të vihet në dispozicion për të gjithë që duan të vaksinohen.