Tregu i pensioneve private vullnetare vijon me tendenca të shpejta rritje nga viti në vit, si në drejtim të rritje së numrit të anëtarëve pjesëmarrës, ashtu edhe për vlerën e aseteve neto.

Statistikat më të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë një interes në rritje të individëve dhe bizneseve për të konstribuar tek skema e pensioneve private vullnetare.

Gjatë tremujorit të parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve është shtuar me 2.9% ose afërsisht 1 mijë kontribues.

Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit mars arriti në 4.86 miliardë lekë ose rreth 40 milionë euro, në rritje me 6% që nga fillimi i vitit dhe me 28.6% krahasuar me një vit më parë.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 45% të totalit.

Paga e ulët e pensioneve në vendin tonë ka bërë që shumë shtetas shqiptarë ti drejtohen Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL. 

Ky i fundit, falë produkteve më të mira në treg, ju jep mundësi klientëve të tij, që vijnë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, të mund të kenë një pleqëri sa më të qetë financiarisht. 

Kjo ka bërë që gjatë gjithë ekzistencës së saj në treg, të ruajë vendin e liderit.

Por së fundmi, Fondi SIGAL vjen me lehtësira për këdo që do të kontribuojë për të ardhmen e tij.

Përdorimi në masë i internetit nga celulari na i ka lehtësuar së tepërmi jetën. Mjafton një klikim dhe secili prej nesh mund të paguajë detyrimet mujore, energji, ujë, telefoni etj. Mund të paguajmë gjobat por mund të blejmë edhe siguracionet që na nevojiten.

Ndërsa nga sot ju mund të aplikoni tek Fondi më i madh të Pensioneve në Shqipëri pa qenë nevoja të paraqiteni në zyrat e tij.

Vetëm duke vizituar websiten-n e Fondit SIGAL dhe duke klikuar në linkun: https://fondisigal.com.al/anetaresohu/ ju mund të aksesoni plotësimin online të formularit të anëtarësimit. Kjo ju kursen kohë dhe para.

Për tu anëtarësuar është e nevojshme vetëm të plotësoni online formularin e anëtarësimit dhe dokumenti i identifikimit. Kjo ju kursen kohë dhe para.

Fondi SIGAL, e ardhmja jonë së bashku!

Për çdo informacion që mund të keni, kontaktoni këshilltarët e Fondit SIGAL në:

Telefon: +355 44 511 666

E-mail: info@fondisigal.com.al