Ministria e Kulturës e Ukrainës ka dokumentuar 367 krime lufte kundër trashëgimisë kulturore të Ukrainës, duke përfshirë shkatërrimin e 29 muzeve, 133 kishave, 66 teatrove dhe bibliotekave dhe një varreze hebreje, ka raportuar Kyiv Independent, përcjell Bota sot.

“Rusët kanë synimin e saktë për të shkatërruar kulturën tonë si pjesë e identitetit tonë, diçka që e dallon Ukrainën nga Rusia”, tha për Bloomberg Olha Honchar, bashkëthemeluese e Qendrës së Krizave të Muzeut të Ukrainës.

“Tashmë është bërë e qartë për të gjithë botën se Rusia bombardon muzetë, arkivat dhe teatrot jo rastësisht”.