Në evenimentin e mbajtur më 29 Maj 2022 në Bruksel, Dega e Lidhjes Demokratike për Beneluks (LDK) me seli në Bruksel, përpos Delegatëve, Antarësisë dhe Simpatizantëve të saj, ishin të pranishëm një Delegacion i gjerë i Kryesisë Qendrore të LDK-së, i prirë nga profesor doktor Lumir Abdixhiku- Kryetar, si dhe Kryesitë e Degëve të LDK-së nga Gjermania dhe Zvicra.

          Në shenjë respekti për aktivitetin dhe kontributin e dhënë në Mërgim për mëvehtësinë e Kosovës, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Beneluks, udhëhequr nga Kryetari Bahtir Kastrati, i nderoi me Mirënjohje disa personalitete, në mesin e të cilëve isha edhe unë.

          Degës së LDK-së për Beneluks, Kryesisë së saj dhe antarësisë së gjerë, iu jam mirënjohës për respektin që kanë treguar ndaj meje dhe familjes time.

                                  Hilmi GASHI

                                 NRW, Gjermani