6 miliard euro janë mbledhur nga konferenca ndërkombëtare e donatorëve në Varshavë për mbledhjen e fondeve për Ukrainën, e organizuar të enjten.

Vendet perëndimore janë angazhuar t’i qëndrojnë pranë Kievit për ringritjen dhe rindërtimin. Ndihmë financiare, armatime dhe përshpejtim të anëtarësimit në BE, ishin këto kërkesat që Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelenksy i drejtoi kryetarëve të shteteve në Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Varshavë të Polonisë për Ukrainën.