Instagram po provon një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit t’u bëjnë “Pin” postimeve specifike në profilin e tyre.

Funksioni i ri është aktualisht në testim dhe po shfaqet për përdoruesit e përzgjedhur në platformë.

Përdoruesit që kanë akses në këtë veçori shohin opsionin “Pin to your profile”.

Ky opsion lejon përdoruesit që të vënë në krye tre postime që duan.

“Ne po testojmë një veçori të re që i lejon njerëzit të shtojnë postimet në profilet e tyre,” tha një zëdhënës i Meta për TechCrunch. Kjo mund të jetë një veçori e këndshme për ata që duan të nxjerrin në pah postimet e preferuara, shkruan abcnews.al.

Kjo veçori mund të jetë gjithashtu e dobishme për krijuesit që postojnë shpesh, por duan të vënë në krye një postim të caktuar.