Shkruan: Refik HASANI

Shqiptarët nga do që vijn nga Maili i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut apo çdo pjesë tjetër e ish-Jugosllavisë e që jeton në Kosovë është i barabart me një shqiptarë që ka lindur dhe jeton në Kosovë.

Nëse fillohet që shqiptarët që vijn nga Maili i Zi, duhet të kthehen nga kan ardhë, shqiptarët që vijn nga Lugina e Preshevës , duhet të kthehen nga kan ardhë,kjo na shpie në një luftë të gjithë kundër të gjithëve.

Kosova është merit, kontribut e sakrificë e gjithë shqiptarëve në ish-Jugaosllavi, dhe gjithë hapsirat shqiptare dhe Diaspor, prandaj pa dallim prej nga vjen një kuadro është i barabartë me një kuadra pavarësisht nga vjen.

Deklarimi i Milazim Krasniqit, në gazetën Blic të Prishtinës, se: ,,Kuadrot shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi do të duhej të ktheheshin atje, vetëm dëme na kanë sjellë”.

Është një deklaratë tepër e dëmshme dhe i lëndon shumë qytetarë e ardhur jo vetëm nga Mali i Zi, por është kundër të gjithë qytetarëve të ardhur nga Lugina e Preshevës apo Maqedonia e Veriut.
Deklarimi i Milazim Krasniqit, sikur dëshiron që nuk është pajtur me kuadro të Malit të Zi, dhe deklaron për gjithë qytetarët duke shfaqë një urrejtje dhe plagë që nuk na duhet, kështu sikur dëshiron haptas të del kundër Kryeministrit Albin Kurti, por edhe kundër Akedemikut Rexhep Qosjes dhe Kryetarit të Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovë Akademiku Mehmet Kraja, e shumë të tjerëve.
Milazim Krasniqi,si prindë i Kryetarit të PDK-ës Memli Krasniqi,sikur dëshiron t’i bën punën dhe argatin për djalin kundër kudrovo që vijn nga Mali i Zi.
Milazim Krasniqi,ka shpallur një luftë që nuk është vetëm kundër kuadrova që vijn nga Mali i Zi, por është kundër kuadrove që vijn nga Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut, e nga Shqipëria.

Elita intelektuale, Universiteti dhe kudo që është pjesë Milazim Krasnqi, do të duhej të dalin kundër kësaj deklarate tepër të dëmshme duke kërkuar edhe kërkim falje.

Mr.Sc.Refik HASANI, opinionisti nga Bujanoci që jeton në Gjilan