Nga Agron Shabani

Në vazhdim…

 

Pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme pune, në Berlinin e famshëm dhe brauroz, prap vjen mbrëmja, nata…Në ndërtesat, pallatet ose reizdencat e ndryshme shtetrore, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike të kryeqytetit ose metropolës së shtetit me të fuqishëm të Evropës, sërish ndizen dritat…Poçet, shandanët ose llambadaret e praruara dhe shkëlqyera prej neoni, kristali ose porcelani të cilat nuk i ndriçojnë vetëm godinat, pallatet ose rezidencat e larta shtetrore, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, por edhe rrugët, sheshet, bulevardet, stacionet, metrotë, shtëpitë, gradaqelat ose banesat e panumërta, libraritë, biblotekat, teatrot, amfiteatrot, galeritë, salonet, hotelet, cafe-restaurantet e shumëta, dhomat e gjumit…Krejt qytetin. Edhe atëherë kur Berlini i njohur dhe glamoroz, kridhet dhe ç´kridhet në gjumin e njohur mondan dhe metropolitan.
Si i huaj në Berlin, shpeshherë ke vënë re se kur ndizen dritat në kryeqytetin gjerman, ndizet diçka edhe brenda teje, brenda nesh. Marrin udhë ëndërrat dhe dëshirat e njohura kontinentale dhe interkontinentale. E kam fjalën mbi ëndërrat e ndryshme globale ose universale të cilat ndjekin dritën dhe shkëlqimin e kryeqytetit gjerman, i cili sikur bën përpjekje kolosale dhe titanike që t´i ndriçojë dhe eksplorojè akoma më shumë ëndërrat e njohura kontinentale dhe interkontinentale.
Është udha e mendjes dhe shpirtit të njohur krijues, inovator dhe patriotik të shtetit dhe popullit (kombit) të madh gjerman, ajo që u bën dritë ëndërrave, shpresave dhe deshirave tona globale ose universale. Nuk ka dritë më të madhe dhe më të shkëlqyer, se sa drita e shpirtit, e mendjes ose diturisë.
Aty është edhe ish Kancelarja e Gjermanisë dhe Gruaja më e fuqishme e globit, Dr. Angela Merkel, e cila si shkenctare ose doktorante e shkencave fizike: Në kursin dhe filozofinë e saj politike dhe diplomatike, përballë ligjëve të njohura të statikës, në menyrë të shkëlqyer dhe tepër suplementare e kompetente, i njihte dhe zabtonte edhe rregullat dhe ligjet e njohura të dinamikës, e nganjëherë edhe të termodinamikës.
Sipas politologjisë dhe filozofisë së njohur politike, në ‘masivin’ ose kompozicionin e marëdhënive ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të ‘lidhura nyje’ me njëra tjetrën në bazë të ‘lidhjeve të padukshme’ për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga ‘kopshiti’ i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Dhe, Dr. Angela Merkel – ishte (është) Ylli Polar i kontinentit dhe globit tonë. Në Berlin..netët kanë yje.
Se këndejmi, ishin shkëlqimi ose brilanca e njohur intelektuale dhe politike së bashku me vizionet e njohura globale ose universale të ish Kancelares Gjermane, Dr. Merkel, ato që i kanë bërë sot Gjermaninë së bashku me kontinentin dhe globin tonë, më të bukur, më të dashur dhe më të afërm për të gjithë. Sigurisht se po.
Me fjalë tjera, është populli (kombi) ai që i jep emrin, identitetin, ekskluzivitetin, individualitetin, integritetin, sovranitetin, ngjyrat, simbolet, flamurin dhe kuptimin e përgjithshëm një shteti.

Ndërkaq, janë shkenctarët ose elitat e njohura shkencore, intelektuale ose kulturore ata ose ato që i ngrisin, projektojnë dhe krijojnë mendimin politikë së bashku me edukatën, kulturën, emancipimin, moralin, disiplinën, kauzalitetin ose vetëdijen e gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, historike, luftarake (ushtarake), shkencore, kulturore, ekonomike, industriale, teknologjike etj.
Ndaj, nëse zhduken, injorohen, shpërfillen ose anashkalohen shkenctarët, pedagogët, akademikët, politikanët, diplomatët, intelektualet ose profesionistët e specializuar dhe kompetent së bashku me diplomatët e karierës dhe profesionit: Zhdukën edhe ndjekësit dhe pasuesit e tyre. Populli (kombi) dhe shteti vdesin ose ndodhën para infraktit. Shkenca dhe teknika gjithashtu.

Thuhë se afro 2/3 , apo 1/4 e filozofisë si dhe shkencave të ndryshme natyrore, teknike, mjeksore dhe humaniste, në nivel botëror ose planetar, janë të mbuluara, shkëlqyera ose eksploruara nga filozofët dhe shkenctarët e njohur gjerman si Kant, Hegel, Nietzsche, Schoppenhauer, Husserl, Popper, Wolf, Heideger, Leibnitz, Göethe, Schieler, Heine, Christian Thomasius, Johänn Koachim Winckelmann, Ephraim Cambers, Erich Wolf, Erich Fromm, Herschell, Carl Friedrich Benz, Gotleb Daimler Benz, Werner Siemens, , Wilheml Conrad Röntgen, Robert Koch, Nikollaus August Otto, Max Planc, Karl Ferdinand Braun, Otto von Braun, Werner von Braun, Thomas Robert Maltuus, Aleksandar Zelsius, Karl Wielhelm Scheel, Joseph Kaspar Lavater, Leopold Auenbrugger, Eduard George von Kliest, Gabriel Daniel Fahrenheit,  Dajiel Rutherford, Leonard Euler, Albrecht von Haller, G. E  Stahl, Otto von Guericke, Johan Bernoili, Rèumer dhe shmë e shumë të tjerë në të gjitha fushat e shkencës dhe teknikës.
U mor vesh se falë shkenctarit të shquar gjerman,  Wener von Braun, Sonda kosmike amerikane “Apollo 1O”( ose “Pioneri 1O”) në vitin 1983, për herë të parë në historinë e njerëzimit ose civilizimit tonë njerëzorë, do futej në orbitën ose atmosferën e Neptunit, me largësi prej Tokës ose Planetit tonë me qindra miliona ose miliarda kilometra. Duke u bërë kështu Sonda ose Fluturakja e parë kozmike ose intergalaktike që do e tejkalonte sistemin tonë diellorë.
 Siç dihet, Werner von Braun i “Dinastisë” shkencore dhe intelektuale (Braun) të Gjermanisë, pos tjerash, do njihët edhe si Pioneri ose Arkitekti i parë ose kryesorë i Sistemit Raketor dhe Astrofizikës në SHBA-s .
 Thonë se Werner von Braun, në vlugun më të madh të Luftës së Dytë Botërorë, në menyrë misterioze ose enigmatike, ra në duart e amerikanëve së bashku me disa shkenctar tjerë eminent të Gjermanisë, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ose epokal në fusha të ndryshme tè shkencave në SHBA-s si dhe në tërë globin.
Në Gjermani njihen, çmohen dhe respektohen shumë vlerat dhe parimet e njohura shkencore, intelektuale, morale, profesionale dhe patriotike të personit ose individit si çështje ose aspekte të rëndësishme ose relevante të shtetit dhe pushtetit që shkrihen dhe bëhën bashkë në një trup dhe projekt të vetëm shtetror dhe nacional.
Ndaj, sikur jemi mësuar të lëxojmë ose dëgjojmë shpesh mbi popullin ose racën e pastër të gjermanëve (arianëve) fisnik dhe mitik, me moral, qëndrim dhe karakter të fortë epik dhe kalorsiak.
Ndërkohë që shteti dhe kombi i madh gjerman (së bashku me vëllezërit e tyre në Austri dhe Zvicër)-në shqiptarëve gjithëmonë na janë gjendur pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur ndodhëshim në rrezk.
Për shkak të ndikimit dhe fuqisë së saj shkencore, kulturore, finansiare, ekonomike, industriale, teknologjike, politike, ushtarake dhe kështu me radhë: U mor vesh se Gjermania ka përballë vetes një kundërpeshë ose barazpeshë globale ose universale në marëdhëniet e sotme botërore ose ndërkombtare.
Në këtë frymë, fusha kryesore e gjermanëve dhe Gjermanisë, thuhet se është koha, ndërsa feja, besimj, ideali dhe vizioni i tyre kryesor si janë arritjet, zhvillimët ose përparimët e vazhdueshme sociale, ekonomike, industriale ose teknologjike gjithandej globit. E sidomos paqja, siguria dhe bashkëpunimet ose koperimet e gjithëmbarëshme politike, shkencore, kulturore, industriale (teknologjike) dhe ekonomike gjithandej globit.
Gjermania sot është shteti më me ndikim në politikën evropiane etj.
Në Republikën Federale të Gjermanisë jetojnë dikund afro 78 ose 😯 milion gjerman.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i gjermanëve gjithandej kontinentit dhe globit tonë e tejkalojnë dikund shifrën e 2OO milionëve. Duke i llogaritur këtu me tepër se 😯 milion qytetar amerikan me origjinë gjermane, me miliona gjerman në Çile, Argjentinë, Brazil, Kanada, Australi, Zelandë të Re, Spanjë, Çeki, Poloni, Prusinë Lindore (Rusi), Rumani, Hungari etj.
Pa i harruar këtu Republikën (e vjetër) të Austrisë së bashku me gjermanët e Konfederatës Helvetike (Zvicrës), ata në Elzas dhe Lorenë (Lotringi) të Francës, Flandri të Belgjikës, në Schleswigun e Veriut në Danimarkë, në Kleipede dhe Eupede, Tirolin Jugor dhe gjetkë.
Ndërkaq, në Republikën Federale të Gjermanisë, thuhet se jetojnë dhe punojnë me tepër se 4OO.OOO shqiptar nga Kosova, Shqipëria dhe viset tjera.
Ndaj, personalisht mendojë se populli dhe lidershipet politike shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, është koha e fundit të mendojnë dhe reflektojnë mbi angazhimin dhe kontributin kolosal dhe titanik të shtetit dhe kombit të madh gjerman në lirinë (çlirimin) dhe pavarësinë e Kosovës. E sidomos gjatë luftës së fundit në Kosovë, kur Gjermania për herë të parë pas LDB-së, u angazhua ushtarakisht jashtë teritorit të saj, duke iu bashkuar qëndrimit të vendosur anglo-amerikan ose anglo-sakson për çlirimin e Kosovës dhe shqiptarëve.
Këtu, pos UÇK-s, me theks të posaçëm duhet falënderuar edhe filozofinë politike të Dr. Ibrahim Rugovës, i cili shumë vite me radhë, Selisë së Shënjë (Pontifikanit) në Vatikan, Berlinit, Romës, Parisit, Vjenës, Zagrebit, Londrës dhe Uashingtonit, ua bëri të qartë orjentimin dhe frymën perëndimore ose oksidentale të Kosovës dhe shqiptarëve së bashku me rolin dhe misionin epokal dhe historik të kishave tona shqiptare katolike në ideologjinë ose kauzalitetin e lartë shtetror, nacional, çlirimtar, kulturor dhe patriotik të shqiptarëve.
Ndaj, nëse përngjasimet ose analogjitë e njohura në mes Pjetër Bogdanit dhe Shën Tomës (Akuinskit) e Shën Jeronimit, janë formula ose deshira e njëjtë (identike)-për të pajtuar filozofinë me fenë ose religjionin: Analogjia dhe apologjia e qasjës letrare, kulturore ose sociofilozofike të Dr. Ibrahim Rugovës ndaj Dr. Pjetër Bogadanit, është qëmtimi, formula dhe deshira e kahmotshme shkencore ose humaniste për të pajtuar  levizjen ose luftën çlirimtare dhe patriotike në Kosovë me edukatën, kulturën, moralin, religjinion, politikën, diplomacinë dhe vlerat tjera sublime, relevante ose suplementare të Perëndimit.
Dr. Rugova, dikur tha se: ‘ushtarët dhe shkrimrarët, janë gjithëmonë pranë tokës..’A nuk është kjo edhe një dëshmi tjetër në sfond.
Ideologjia ose kauzaliteti shtetror, nacional, fetar, kulturor, historik, çlirimtar ose patriotik i shqiptarëve, dikur janë ruajtur, kultivuar dhe mbrojtur kryesisht nepër kishat tona shqiptare.
Edhe Pjetër Bogdani dikur (me 16O9) së bashku me mbi 15OO vullnetar shqiptar, i shkuan Gjneral Picolomit si ushtar ose kalorës shqiptar për të mbrojtur Vjenën nga turqit osmanlinjë. Nejse!
Kapitulli i luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, siç dihet, është mbyllur ose ka përfunduar tani e 21 vjet me parë, me fitorën epokale dhe monumentale të UÇK-së dhe forcave të Natos-kundër soldateskës dhe njësitëve (hordhive) të tjera kriminale dhe gjakatare të Millosheviçit.
Ndërkaq, edhe akterët ose protagonistët e njohur të ngjarjes ose ndodhjes, nuk janë më aty si dikur.
U morr vesh se rrokullisja e sërishme në greminë ose humnerë pas kapërcimit të bregut, të ngjanë në vetvrasje individuale dhe kolektive, ose në fatalitet.
Lidershipi shqiptar ose kosovar, duhet patur kujdes, respekt dhe konsideratë maksimale ndaj faktorit të njohur gjerman dhe atij anglo-amerikan!
Tek po bisedonim dikur bashkë dikund në Gjermani: Akademik Mark Krasniqi, atëbotë me kujtohet se m’i tha edhe këto fjalë:” Kur i kemi gjermanët, amerikanët ose anglosaksonët pranë nesh, me duket se ne shqiptarët, edhe Zotin (Hyjin) e kemi pranë nesh ose pranë vetës. “, fund i citatit.
Një digresion:
Masat e shumëta kursimtare, recesive ose restriktive, kishin bërë që koalicioni qeveritar kuq-gjelbër nën ish kancelarin Gerhard Schröder, të ishin në thumb të kritikës së opozitës konzervatore (CDU-CSU) dhe opinionit të gjërë gjerman.
Falimentimet e shumëta të firmave dhe koncerneve të fuqishme gjermane, sikur ishin bërë një përditshmëri dhe realitet i hidhur në këtë vend te madh. Kjo për shkak te si thuhej “krizave të ndryshme konjunkturale dhe manufakturale këtu dhe në gjithë botën”, të shkaktuara pas akteve terroriste të 11 shtatorit 2OO1 në SHBA-s.
Në anën tjetër ndërkaq, për shkak të tè ashtuquajturës ‘marrëveshjes së brishtë’ rreth Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës si dhe “JO-së” së njohur gjermane ndaj luftës se atëhershme në Irak, marrëdhëniet e përgjithshme në relacionin Gjermani – SHBA, kishin pësuar ftohje dhe një përshkallëzim të hetueshëm ose permanent. Opozita konzervatore gjermane vazhdonte te akuzonte asokohe kancelarin Schröder për një ‘përkeqësim të raporteve’ tradicionale me aleatën e madhe – SHBA, si dhe për një ‘flirt’ apo përqafim mashtrues me presidentin rus -Vladimir Putin.Kosova – nisma e krizes ne bordin e Schröder-it

Se kendejmi, vargut të kritikave dhe ‘linçimeve’ publike ne adresë të kancelarit të atehershem gjerman Gerhard Schröder, kishte kohë që përmes shkrimeve, librave dhe kolumneve të ndryshme në shtypin qëndror, si dhe në mediumet e ndryshme elektronike, iu është bashkangjitur edhe Oskar Lafontain, ish kryetar i SPD-së dhe ish Ministër i Finansave në Kabinetin Qeveritar të z. Schröder; i cili këtë të fundit, kancelarin Schröder, asokohe e krahasonte me ish kancelarin gjerman të viteve 30-ta të shekullit të kaluar, Heinrich Brünning i cili së bashku me presidentin e atëhereshëm Hindenburg, konsiderohen si ‘varrëmihësit’ dhe shkaktarët kryesorë për shkatërrimin e “Republikës së Weimarit”, pas rënies së të cilës pushtetin në Gjermani do e merrnin Adolf Hitler dhe ” Reichu i Trete Gjerman”.;

Së këndejmi “aversionet, diskrepancat, divergjencat dhe disonancat e shumëta në mes këtyre dy figurave të njohura politike në Gjermani, datonin shumë herët..”, tërheqnin  vërejtjen asokohe analistët e këtushëm politik. Mbase që nga koha e zgjedhjes së Schröderit për lider të pakontestueshem të socilademokratëve gjerman, përkatësisht me rastin e zgjedhjes së tij per kancelar të Gjermanisë më 1998;

Për ta arritur kështu kulminacionin e tyre me rastin e dorëheqjes së papritur të z. Lafontain nga posti i Ministrit të Finansave në ‘Qeverinë Schröder’ në vitin 1999, që thuhej se kishte ndodhur për shkak të mospajtimeve të këtij të fundit (Lafonatain) me koston e lartë të angazhimit të forcave ajrore gjermane gjatë luftës në Kosovë.

Krahasimi në dukje ishte  i paqëndrueshëm…

Krahasimi i këtillë nga ana e një politikani dhe ish funksionari të lartë të shtetit dhe të politikës gjermane siç ishte asokohe Oskar Lafontain, për momentin e përgjithshëm politik dhe historik në Gjermani, të dukej shumë i pavend. Kjo në radhë të parë për faktin se rrethanat e përgjithshme politike dhe historike në Gjermani dhe në Evropën e Bashkuar e postbllokiste, kishin ndryshuar (për të mirë) në mënyrë substanciale dhe esenciale.

Gjermania duke qenë Lokomotiva kryesore e Unionit Evropian dhe njera prej vendeve me te fuqishme te globit: Sot  është njera ndër vendet më të rëndësishme politike, ushtarake, finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike në të gjithë rruzullin tokësor. Trupat e Bundeswehrit Gjerman kishte kohë që ndodhëshin të angazhuara ose dislokuara në misione të ndyshme paqësore në shumë vende dhe rajone te ndryshme anekënd globit, si në Kosovë, Afganistan, Herceg Bosnje, Somali, Mali, Kuvait, etj.
Ndërkohë që kontributet dhe investimet e përgjithshme të shtetit dhe ekonomisë gjermane në kuadër të të ashtuquajturit ‘Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore’, ishin më të fuqishmet. Në Kosovë sidomos.

 Gjithnjë duke u mbështetur në krahasimin e sipërpërmendur të Oskar Lafontainit, gjegjësisht në historikun e bujshëm të ish Republikës së Weimarit.

Kuit i ipte (jepte) të drejtë historia ?

Siç dihet, vendimet spektakulare të Traktatit të Versailles më 1919, popullit gjerman atëbotë i sollën vështirësi të shumëta ekonomike, sociale, finansiare, buxhetore, konjukturale, politike etj. Vitet 1922 dhe 1923 në Gjermani do mbahen në mend si vitet e një krize të madhe sociale, ekonomike dhe politike. Inflacioni i lartë së bashku me masat recesive në vitin paraprak (1922) ia kishin bërë të pamundur Gjermanisë pagesën e borxheve dhe raparacioneve të shumëta (pos tjerash, mbi 132 miliardë marka në ari)- ndaj Vendeve të Antantës.

Shih për këtë, për të siguruar pjesën e vet të ‘borxhit’ nga ana e Gjermanisë fqinjë, Franca (së bashku me Belgjikën) në vitin 1923, do e invadojnë ushtarakisht rajonin më të pasur dhe më të fuqishëm industrial të Gjermanisë – krahinën e njohur të Ruhrit.
Gjermanët atëbotë do reagonin me një të të ashtuquajtur” rezistencë pasive”. Duke e ndërprerë kështu si të thuash totalisht procesin e prodhimit industrial ose teknologjik etj. Në këtë kuadër (të kundërshtimit dhe rezistencës së tyre ndaj okupimit francez)- populli gjerman do jetë i bashkuar dhe tepër unik. Banka Nacionale Gjermane do e bënte devalvimin e markës së atëhershme gjermane.
Në anën tjetër ndërkaq, amerikanët dhe britanikët duke shprehur mospajtimin e tyre ndaj okupimit francez të krahines së Ruhrit, asokohe do të angazhohen për forma të tjera presioni politik dhe diplomatik ndaj Gjeramanise në përmbushjen e obilgimeve të saj reparative ndaj Antantes së Madhe.
Ndonëse, me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson ia kishte propozuar dhe prezantuar Kongresit dhe Senatit Amerikan ‘plan-programin’ e tij (prej 14 pikash) mbi paqën dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të “Antantës së Madhe” -kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” (me 1918-1919) dhe të ngjajshme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të “marrëveshjes separate” me Gjermaninë në vitin 1921, si përgjigjie ose ragim indiskret ose insubordinues ndaj vendimëve të rënda të “Antantës së Madhe” kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” me 1919.
Gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë “vitëve të njëzeta” të njohura si “të njëzetat e arta (golden twentis)” të shekullit të kaluar, në kuader të “neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës”: SHBA-s- nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do zbatonin një “politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste” në raport me të tjerët.
Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur “Ku Klux Klan” së bashku me të “Premtën e zezë” në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lëxo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929).
 Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpalosë planin e pagesës së borxhëve ose reparacioneve luftarake të shtetëve të ndryshme europiane ndaj SHBA-s etj.
Ndërkaq, për t´i shmangur kolapsin dhe katastrofën e thellë ekonomike, Qeveria Gjermane atëbotë ishte e detyruar të ndërpriste “rezistencën” e saj. Duke vazhduar kështu me pagesën e rregullt të borxheve ose reparacioneve të parapara luftarake.
Dhe si rezultat i saj, Qeveria Gjermane (nën Gustav Stresemann) kishte arritur që te zbuste inflacionin dhe të stabilizonte valutën e saj nacionale.
Mirëpo, edhe përkundër kësaj, e djathta ekstreme në Gjermani, atëbotë krizën dhe pakënaqësitë e shumëta në vend i kishin shfrytezuar për një luftë të pakompromis për pushtet-kundër Qeverisë së atëhershme gjermane. Forcat e reja konzervatore dhe djathtiste dhe paria e vogël nacionalsocialiste nën Adolf Hitlerin, më 8 dhe 9 nëntor të vitit 1923, do e organizonin një puç ose grushtshtet të vogël ushtarak në Munih (München), të cilin qeveria e atëhershme e Bavarisë në bashkëpunim me forcat e armatosura do e shuanin ose ngulfasnin me forcë. Duke e shuar në këtë mënyre aktivitetin e lëvizjes së atëhershme nacionalsocialiste për disa kohë ose vite me radhë.Amerikanet dhe britaniket në ndërkohë do dilnin hapur me planin e njohur të ‘Dawesit’ në vitin 1924, sipas të cilit Gjermanisë do t’i ipeshin kredi dhe beneficione të tjera me qëllim të stabilizimit të valutës dhe ekonomisë së saj.

Aty ishin edhe “Traktati i Locarnos” me 1925 mbi njohjen e kufinjve tè Francès nga ana e Gjermanisè sè bashku me “Marrèveshjen e Rapalit” me 1922 nè mes Gjermanisè dhe ish Bashkimit Sovjetit (BRSS), “Planin e Youngut” nè “Konferencèn e Gjenevès” me 1929 etj.

E çliruar një trohë nga kriza e rëndë dhe nga ngarkesat e shumëta ekonomike dhe ushtarake ndaj Antantës, Gjermania atëbotë në mënyrë të rregullt do vazhdonte t’i paguante borxhet ose reparacionet e saj luftarake.

Ndërkohë që po në vitin 1924 edhe trupat (okupatore) franceze do të tërhiqeshin nga Krahina e Ruhrit.

Siç u cek me sipër, e “Premtja e zezë” në Bursën e New Yorkut më 25 tetor 1929 dhe fillimi i recesionit dhe krizës botërore, Gjermanisë asokohe do i sillte fatkeqësi dhe probleme të shumëta. Kjo në radhë të parë për faktin se industria dhe ekonomia e pergjithshme gjermane ishin të varura dhe ndikuara nga investimet dhe kapitali i huaj. Kryesisht nga kapitali amerikan.

Ndaj, mu për këtë, kriza dhe thyerja e atëhershme e Bursës së New Yorkut, në Gjermani kishin shkaktuar inflacionin dhe papunësinë e lartë. Duke iu kontribuar në këtë mënyrë krizave të mëvonshme politike dhe ekonomike, që për shkak të një demokracie të pakonsoliduar dhe tepër fragjile në vitet e tridhjeta, do thellohëshin vazhdimisht.

Qarqet dhe strukturat e fuqishme konjunkturale dhe nomenklaturale të vendit, kishin vendosur të favorizonin dhe mbështesnin ‘planin’ e Adolf Hitlerit i cili ishte zotuar për përfundimin e menjëhershëm të ‘luftës klasore’ në Gjermaninë e atyre viteve dramatike.
Kancelarèt Von Papen, Wilhelm Marx, Müller dhe gjeneral- marshallët e njohur Schleicher dhe Hindenburg që e kishin zëvendësuar Heinrich Brünningun në postin e presidentit ose kancelarit, asokohe ishin vetëm ” kuaj trojan” ose ‘kukulla politike’ -para ardhjes në pushtet të Adolf Hitlerit më 30 janar 1933.;
 Duke shkatërruar dhe varrosur në këtë mënyrë edhe atë trohë demokracie të mbetur nga Republika e Weimarit. Kjo për faktin se në zgjedhjet e jashtzakonshme më 31 korrik 1932, nacionalsocialistët i kishin fituar mbi 37% të votave në Reichstagun e atëhershëm gjerman. Duke u pozicionuar kështu si forca më e madhe politike në vend.
 Ndërkaq me rastin e vdekjes së presidentit Hindenburg, më 2 gusht 1934, Adolf Hitleri ishte bërë edhe president i Gjermanisë. Duke qenë në ndërkohë edhe kancelar edhe president i vendit.
Ndaj sido që të jetë, pyetja kryesore lidhur me shkatërrimin e Republikës së Weimarit dhe futjen e Gjermanisë nën te të ashtuquajturën ‘diktaturën iracionale’ të Adolf Hitlerit, kryesisht gjenë përgjegjjen në diktatet e njohura ” urbi et orbi” ose ” ultima ratio” -kundër Gjermanisë në ‘Traktatin e Madh’ të Versailles (Versajës) së vitit 1919.U mor vesh se vendimet ose diktatët e njohura “urbi et orbi” ose “ultima ratio” të “Antantë së Madhe”-kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” me 1919, së bashku me levizjet ose përpjekjet e njohura reaksionare, “revolucionare” ose bolshevike të Kurt Eisnerit dhe komunosocialistëve të tjerë mbi ngritjen ose konstituimin e të të ashtuquajturës “Republikës Sovjetike të Bavarisë” ose “republikave” tjera me koncepte dhe ideologji bolshevike ose rusosovjetike” në Gjermani: Sipas politologëve dhe historianëve të specializuar dhe kompetent, çuan në rënien ose shkatërrimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të “Republikës së Vajmarit” (Weimar Republik) në Gjermaninë e vitëve të njëzeta dhe tridhjeta të shekullit të kaluar.

Ndonëse, edhe bazat e industrisë dhe ekonomisë gjermane gjatë vitëve të njëzeta dhe tridhjeta të shekullit të kaluar (sidomos në fushën e xehëtarisë ose mineralogjisë, ose thënë me mirë në industrinë ose teknologjinë e përpunimit të hekurit, plumbit, zinkut, çelikut, arit ose argjentit etj.) ishtin aq të fuqishme, saqë edhe përkundër reparacionëve të rënda ushtarake ose luftarake të Gjermanisë ndaj “Antantës së Madhe”-atëbotë funksionin me metodat e njohura racionale dhe integrale ose integrative.
Berlini i atyre vitëve nuk ishte vetëm qënder rezidenciale, politike, finansiare ose ejonomike, por edhe një metropolë e shkëlqyer përmasah globale ose planetare.
Wolfgang Kappe, gjenral-mareshallet e njohur Paul von Hindenburg dhe Erich von Falkenheim, Wilhmel Marx, Friedrich Ebert, Gustav Stresseman, Heinrich Brüning, Franc von Papen, Max Badenski, Müller, Philipp Shiedeman, Lüdenberg, Landberg, Ditman, Bart dhe të tjerë, gjatë asaj kohe ishin figurat qëndrore të politikës gjermane për të cilët kam shkruar edhe më herët.
Ndryshe nga kjo, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1919, Socialdemokratët gjerman nuk e kishin siguruar shumicën në parlament, kështu që Socialdemokratët gjerman (SPD) kishin qenë të detyruar të bashkëpunonin ose bashkëqeverisnin me Partinë Demokrate Gjermane (DDP) dhe Qëndrën Katolike Gjermane, për të formuar Qeverinë e atëhershme gjermane në frymën e “Republikës së Vajmarit”, si dhe duke e mbrojtur dhe siguruar në ndërkohë edhe Prusinë.
Ndërkaq, në vitin 192O, Garnizoni i Berlinit do të bënte grushtet (puç) ushtarak kundër qeverisë së majtë, duke e sjellur në pushtet afaristin dhe industrialistin e njohur gjerman, Wolfgang Kappe dhe forcat e qëndrës së djathtë.
Ndërkohë që Partia Komuniste ose e majta ekstreme në Gjermani, gjatë asaj periudhe do shënonin një rritje të ndjeshme, duke e ngritur ose themeluar edhe të të ashtuquajturen”Republikën Sovjetike të Bavarisë” me 7 prill të vitit 1919, e cila do të anulohej me forcën e njohur ushtarake me 3 maj të vitit 1919.
Edhe ethët ose pandemia e njohur spanjolle (menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore!) edhe në Gjermani e kishin bërë të vetën.
 Gjermania sot…
Me afro 45 milion punëtorë të rregullt si dhe me një buxhet dhe suficitë të madh finansiar, tregtar ose ekonimkë që kapin shifrën e qindra miliarda ose biliarda eurove ose dollarëve amerikan, Gjermania e sotme është padyshim njera prej fuqive ( superfuqive) kryesore të globit.

Mos të flasim këtu mbi rolin dhe angazhimet e njohura kolosale dhe titanike të Republikës Federale të Gjermanisë dhe ish Kancelares Merkel në strehimin dhe menaxhimin e krizës së madhe të refugjatëve të shumtë nga Siria dhe na e gjithë bota në këtë vend të madh.

Ndërkohë që angazhimët dhe kontributët e fuqishme të Gjermanisë dhe ish Kancelares gjermane, Dr. Angela Merkel për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, mund të vlerësohen epokale dhe historike. Pa dashur të zgjatemi kësaj radhe me tepër në këtë tematikë të rëndësishme e cila i tejkalon kornizat e këtij vështrimi.

Lufta në Ukrainë dhe nevoja imanente ose përmante për Gjermaninë:

E kam cekur ose thënë shpesh se janë disa çështje dhe aspekte të dramatike, tektonike, determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t’i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën dhe diplomacinë evropiane dhe atë gjithëbotërore tani e një kohë të gjatë.

Ndërkohë që lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, në menyrë esenciale ose substanciale e ka ndryshuar ose determiuar edhe raportin e forcave së bashku me marëdhëniet e gjithëmbarëshme ndërkombtare.
Në këtë renditje ose konstelacion të ri të forcave ose marëdhënieve ndërkombtare, të bie në dy rirrjeshtimi ose ndryshimi radikal i kursit, narrativit, doktrinës, formulës ose filozofisë së përgithshme ushtarake, politike dhe diplomatike të Gjermanisë.
Gjermania është lokomotiva ose fuqia kryesore e Europës dhe UE-së, dhe njëra prej pësë fuqive (superfuqive) kryesore të globit.
Për shkak të ndikimit dhe fuqisë së saj shkencore, kulturore, finansiare, ekonomike, industriale, teknologjike, politike, ushtarake dhe kështu me radhë: U mor vesh se Gjermania ka përballë vetes një kundërpeshë ose barazpeshë globale ose universale në marëdhëniet e sotme botërore ose ndërkombtare.
Në këtë frymë, qeveria e re gjermane- nën drejtimin e Kancelarit të mençur ose intelegjent (Olaf Scholz) e kanë sjellur një freskim dhe relaksim të përgjithshëm në UE-së, Nato, G-7, OKB-së etj.
Gjermania sot është shteti më me ndikim në politikën evropiane, dhe njeri prej shtetëve më të respektuara dhe influecuese në botë.
Aty është edhe Albioni Krenar ose Britania e Madhe së bashku me vlerat, resurset, kapacitetët ose potencialet e njohura globale ose universale.
Lidhjet e ndryshme mbretërore (monarkiste), dinastike, historike, antropokulturore, antropohistorike, antropogjenetike, antropolitike dhe të tjera në mes gjermanëve dhe anglosaksonëve ose britanikëve, janë të shumëta dhe të shumëfishta.
Të “rrahur”, kalitur ose të lagur nga të gjitha anët, nga ujërat e detit ose oqeanit, njerëzit ose populli (kombi) i ishullit anglez ose britanik, thonë se janë shumë trima, fisnik, temperament, krenar dhe shumë të mençur ose intelegjent, si gjermanët.
Anglo-saksonët dhe gjermanët, me përjashtim të etapave ose periudhave të dominimit të romakëve ose vikingëve në kohëra dhe hapësira të ndryshme, apo atyre të dy luftëtave të mëdha botërore, nuk e kanë njohur dhe s’e kanë pranuar kurrë tutelën ose sundimin e huaj. Absolutisht kurrë.
Ndërkohë që njerëzit e Anglisë dhe Gjermanisë, ishin ata që e ngritën, ndërtuan dhe fuqizuan SHBA-së në superfuqinë kryesore të globit.
Se këndejmi, me tepër se gjysmën e popullsisë së SHBA-së, e përbejnë njerëzit e racës së njohur (kualifikuar) ariane ose anglo-saksone me origjinë nga Gjermania dhe Britania e Madhe.
S’do mend se aty ku sunduan ose dominuan gjermanët dhe anglo-saksonët e kulturuar, të civilzuar, të mençur ose tepër intelegjent, përveç tjerash i kanë lënë gjurmët e pashlyera të kulturës, civilimizimit, përparimit dhe mentalitetit të shkëlqyer industrial, teknologjik, shkencor, kulturor, ekonomik etj.
Anglezët (britanikët), francezët dhe gjermanët, shpeshherë nuk e çuar aq fortë mirë me njëri tjetrin.
Ndonëse, francezët si miq dhe aleat tradicinoal të Rusisë, sikur ishin aq shumë të interesuar edhe për ngritjen e një force nukleare ose atomike të UE-së (në formën ose profilin e dikurshëm “force de frapè”)-si barazpeshë ekulibruese në mes Natos (kryesisht SHBA-së dhe Britanisë Madhe) e Rusisë.
Gjermanët si duket e kundërshtuan dhe varrosen planin e përbashkët ruso-francez.
Ndonëse, ish politikani i njohur francez, Zhak Atali, nga fobia, paranoja, urrejtja ose xhelozia e pafshehur ndaj tyre, dikur do e quante ose kualifikonte Gjermainë si “paciente” ose të “sëmuarën e madhe dhe kryesore të Europës ose UE-s, e cila sipas tij ,kurrë nuk do jetë e njejtë dhe barabartë me Francën e madhe nukleare ose atomike”!  Brroçkulla të njohura të Atalisë dhe Leppenit & Company!
Mbase, të majtës dhe të djathtës ekstreme ose radikale në Francë që i shpartalon ose davarisë mengjesi.
Gjermania e tërheq, piloton ose komandon lokomitivën e kompozicionit të përbashkët europian e jo Franca ose Italia si për shëmbull.
Ka zëra që thonë se nga frika e ngrijes së ndonjë “aleance sekrete ose separate”, respektivisht të ndonjë “pakti anglo-gjermano-amerikan” në Ballkanin Perëndimor, si dhe gjithandej kontinentit dhe globit tonë: Serbia (me dorën e zgjatur të Francës, Rusisë, Kinës etj.)-mund të çeli ose hapi “kutinë e pandorës”-lidhur me një luftë të re shqiptaro-serbe në Ballkan, e cila do e nxirrte Rusinë “faqebardhë” nga lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë.
Ky zatën ishte edhe mesazhi indiskret ose interaktiv i vizitës së funfit të
Kryediplomatës gjermanr (Analena Bearbock) në Kosovë.
Edhe industria ushtarake ose luftarake e Rusisë, në esencën ose substancën e saj, ndodhët e varur nga shkenctarët, respektivisht nga finansat, kapitali, industria dhe teknologjia e lartë gjermane. E sipas shumë gjasave, edhe ajo nukleare ose atomike, edhe pse Gjermania zyrtarisht nuk është fuqi nukleare ose atomkke.
Gjermanët dhe anglo-amerikanët, janë miqtë, aleatët dhe gardianët kryesor të Kosovës dhe shqiptarëve. Të kroatëve dhe Kroacisë-gjithashtu.
Ndryshe nga kjo, duke filluar që nga Konrad Adenaueri, Helmut Scmidti dhe deri tek Dr. Angela Merkel, liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë; i kanë kombinuar, balancuar, ravijeziar, konturuar, eksploruar dhe avansuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social, si dhe patriotizmin e tyre me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik. Nëse kriza globale dikur mbërriti edhe në Gjermani, ajo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë.
 Në këtë kontekst, Europa po kërkonte rregulla dhe standarde ose trende të reja në tregjet financiare dhe ekonomike ku Gjermania ishte dhe mbeti një kampione e eksporteve”,sipas vizionëve tè shquara tè ish Kabcelares gjermane, Dr. Angela Merkel.
Se këndejmi, një vit pasi kriza finansiare dhe kredidhënëse e kishte kapluar ose pushtuar Europën, vëmendja e liderëve ishte fokusuar tek menaxhimi i krizës si dhe tek strategjia dhe planifikimi i së ardhmes.
Ndërkohë që kriza asokohe nxorri në pah urgjencën e ngritjes së disa pyetjeve kardinale dhe ekzistencialiste si për shembull: A është “modeli europian” i bazuar ne kufijtë e hapur, tregtinë e lirë, sistemin zemërgjerë si dhe për një mirëqenie për të gjithë në një botë të globalizuar dhe trazuar nga luftërat ose konfliktet e ndryshme? Si mund të përqasej ose ravijezohej dhe adaptohej tregu i përbashkët i financëve dhe kapitalit, me tregtinë ose realitetin, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat shkojnë keq?
Në këtë kontekst, gjermanët kishin kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre po i mbronte nga kriza. Skemat e punës me afat të shkurtër dhe afatgjatgjatë, mbrojten dhe shpëtuan shumë vende pune. Megjithatë, ekzistonte frika latente dhe permanente sipas të së cilës, problemet e mëdha ose kardinale ishin lënë ose shtyrë për më vonë si lufta në Ukrainë etj.
Në Bruksel, Moskë dhe Uashington, zyrtarët e lartë, gjithëmonë i kanë ndjekur me vemendje dhe interesim të shtuar ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në Gjermani.

Gjermania është edhe kandidate potenciale për të qenë anëtare e re e rregullt dhe e jashtëzakonshme ose fuqiplote e Këshillit të Sigurimit të OKB-së së bashku me SHBA-së, Rusinë , Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën.

Psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për ta kuptuar se gjermanët e disiplinuar, vigjilent dhe patriot, gjithëmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm.

 Ndonëse, askush nuk e di me saktësi të plotë, nëse kontinenti dhe globi ynë do shpëtojnë nga Lufta e Tretë Botërore, pas gjithë asaj që po ndodhë në Ukrainë…?!
Ndërkohë që industria, teknologjia dhe ekonomia e fuqishme gjermane, gjatë kohëve të fundit, kishin njohur (shënuar) rritje dhe lulëzim të përgjithshëm në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme. Duke e bërë sot Gjermaninë njerën prej vendëve me të fuqishme industriale dhe konomike në të gjithë globin.
Në këtë drejtim njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimëve të përgjithshme politike, fiskale, finansiare, industriale dhe ekonomike brendapërbrenda “tregut të përbashkët” europian: Duke i analizuar dhe komentuar trendët ose standardet e ndryshme (dominante dhe eksluziviste) të vendëve ose fuqive të ndryshme të BE-së etj: Ka kohë që bëjnë fjalë për ndarje ose “forma të reja” suksesive, secesive, buxhetore ose merkantaliste të valutës (euros) dhe “kapitalit të përbashkët europian” në të ardhmen. E sidomos në fushën ushtarake ose luftarake.
ASh (vazhdim)