F T E S Ë

         Të dashur bashkëvendasit e mi tropojanë, vëllezër nikajmerturas, miq e shokë, nga të gjitha trevat e Shqipërisë e të Kosovës, Ju ftoj të jemi bashkë, si gjithmonë, në promovim të vlerave tona, me 10 prill 2022, ora 10.00, në mjediset e shkollës “Ibrahim Rugova” në  Kamëz, për të promovuar dy librat më të fundit, të sapo dalë nga shtypi: -“Nikaj-Merturi nga lashtësia deri sot” (vol. I + II), dhe libri “60 vite jetë gjimnazi i parë i Tropojës”.

         Besoj se është një rast i veçantë të takohemi në promovimin e vlerave tona e ato kombëtare që përcjellin këta dy libra, përveç se ky takim na mundëson që të përcjellim tek njeri-tjetri si gjithmonë, dashuri, respekt e mirënjohje për kulturën e dijen.

                                   Me respekt

                                   Pjeter Meta

Tiranë, prill 2022