Nga Agim DEGA – New York

U be disa kohe qe Qeveria e Tiranes I pergjigjet halleve dhe shqetesimeve te njerzeve si zedhense e “oligarkeve dhe korporatave te biznesit”tek thote “cmimet i cakton Tregu dhe varen prej Tij”, thua se ajo eshte vetem per te bere sehir dhe konstatime.
Te gjithe e pame se cfare ndodhi me cmimet sezonin e kaluar turistik ku disa operator spekulonin hapur dhe brutalisht me cmimet duke shitur nje doze koka-kola sa dy e tre fishi i cmimit te saj te shitjes dhe mesatarja e Rajonit.
Abuzimi ishte brutal dhe shteti i la pa mbrojtje kete grup njerzish qe me se shumti ishin në nevoje. Por te jeni te sigurte qe efektin negativ te saj do ta ndjeni qarte kete vit dhe te tjera. Jo vetem ata qe “luajten me to” por Turizmi në pergjithesi.
Dhe si per te vazhduar kete karshillek “cmimin e cakton Tregu” zhvillimet e koheve te fundit me cmimin e naftes trguan se sa brutal eshte “Tregu i saje” në Shqiperi kur bie fjala në krahasim me Rajonin dhe gjithe Europen.
Në vendin me te varfer te Europes nafta ishte me e shtrenjte se kudo tjeter. E pabesueshme por e vertete. Pervecse edhe cmmet e artikujve ushqimore ishin nje impakt tjeter rrenues per xhepin e qytetarit e qe e vune durimin e Tij në prove.
Kesaj radhe nuk mund te tolerohej e as te pranohej ky treg “abuziv”.
Me te drejte protesta e gjere popullore nderhyi fuqishem ( tamam ashtu sic duhej)dhe i tregoi atij(tregut)se nuk do te lejohej te sillej në cdo rast sipas “tekave” te tij. Ju vu “ kufiri tek thana”.
Kane pase te drejte kur kane thene se “zori nga njehere eshte ilac”. E vertete.
Terapia e protestes e dha efektin e saje.
Jo vetem cmimi i naftes u ul por Qeveria me “hir apo pahir” presantoj edhe paketen e “Rezistences sociale” qe në nje menyre ose tjeter do ta lehtesoje barren e qytetarit. Te pakten per momentin pasi kjo krize i ka te gjitha permasat e asaje globale.
Kjo proteste e mesoi qytetarin se si te sillet e reagoje kur atij i shkelin te drejten dhe ja sjellin tek “hunda”.
Ai mesoi se askush tjeter nuk mund te beje “opoziten” me te fuqishme per hallet e veta se sa vete Ai : Populli.
Kjo proteste ishte nje paralanmerim serioz në luften kunder kirrupsionit , i cili ka shtrire metastazat e tij kanceroze në cdo qelize te kesaj administrate shteterore. Ky eshte vetem fillimi.
– Kjo Proteste zbuloi qarte edhe njehere sa inekzistente eshte kjo opozite e shpartalluar e kurrizthyer e cila pervec nje impakti negativ e frenues nuk ka me asnje influence serioze në jeten politike e sociale te shqiptarve.
Ajo eshte “ Nongrata “ jo vetem per aleatin tone me te madh por se pari per vete ne. Ajo eshte “for sale” dhe bleres nuk ka.
Shqiperia me shume se per asgje tjeter ka nevoje per ngritjen e nje opozite serioze qe te jete gati në cdo moment per t’ Ju dal zot qytetareve te vendit saje. Tashme kjo perben nje mision kombetar per te gjithe ne.
Edhe Qeveria e mesoi se me zemrimin e popullit nuk mund te besh pazar kur e shkel ate deri në dhimbje. Ajo kishte bere pazar me “cmimin e varur nga Tregu” në kurriz te qytetarit dhe kishte harruar se paguhet nga taksipagueait me halle , nga ata qe i dhane jete kesaj Proteste.
Se fundi, te kjo proteste pashe edhe fytyren e re te “opozites te ardhshme” te asaj per te cilen Shqiperia ka aq shume nevoje sot.
Protesta eshte mamia qe udheheq lindjen e saje. Ajo foshnje duhet te rritet. Per ne dhe per Shqiperine.
Ajo e realizoi misionin e saje . Koha qe po jetojme mbart rreziqe dhe pasoja te paparashikuara. Bota eshte në nje moment tejet delikat dhe mjafton nje shkendije qe ajo te perfundoj e gjitha në zjarr. Prandaj le Ti bashkojme te gjithe forcat, mendjet dhe zemrat per ta perballuar bashkarisht me qetesi dhe angazhim kudo qe jemi kete situate. Protesta e realizoi qellimin e saje . Te pakten per tani. Per asnje minute te mos u jepet shans abazuesve dhe atyre qe duan ta shrytezojne kete situate per interesat e tyre.
Per Atdheun dhe mbrojtjen e tij jemi te gjithe pergjegjes njesoj. Eshte koha te behemi te gjithe bashke. Alarmi eshte duke rene cdo sekonde.