Ndërtesat në Holandë në shumicën e tyre nuk kanë perde.
Nëse keni pasur ndonjëherë mundësinë të shëtisni nëpër Amsterdam ose në disa qytete të tjera holandeze, do të vini re se askund nuk ka perde, shkruan “Xpat” të mërkurën.

Holandezët njihen si një popull shumë miqësor, siguria dhe kënaqësia e përgjithshme janë prioritetet që ndiqen në këtë vend. Gjithashtu, kultura e tyre përshkruhet si jashtëzakonisht liberale dhe e hapur, dhe temat tabu nuk dihen.

Nëse keni vizituar ndonjëherë vendin e tulipanëve, sigurisht që e keni ndjerë atmosferën e përshkruar, si dhe keni përjetuar që banorët e saj nuk e kanë problem të ndajnë privatësinë e tyre.

Një nga treguesit e mësipërm është i pazakontë – në Holandë, rrallë do të shihni perde në një dritare.