Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Marinela Shpati, shqiptarja që rrëmbeu kurorën e “Mrs Michigan”.

Me origjinë nga një fshat i Lezhës, Marinela tregoi se jeta e saj nuk ka qenë e lehtë dhe se ka ndjerë mungesa materiale gjatë fëmijërisë.

Sot, ajo tregoi se është pjesë e disa organizatave në ndihmë të fëmijëve të varfër dhe madje ka marrë nën kujdes një fëmijë nga Gana në Afrikë.

E pyetur nga Bieta se cili është sekreti që e ka bërë të rrëmbejë kurorë, Marinela veçoi intervistën përpos veshjes dhe pamjes së jashtme.