Nga Agron SHABANI – Gjermani

Në Kosovë dhe Shqipëri, akoma nuk dihet se cka (çfarë) ë mirë dhe me vlerë, dhe çka (çfarë) është pleh, kallp ose qelb nga ato që thuhen, flitën ose shkruhën publikisht.
Kjo për faktin se në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarak (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik kosovar (sidomos mediat e shkruara dhe eletronike), shpeshherë mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar.
E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një “dialektike” identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.
Ndonëse, përmes shtresave ose kategorive me të larta intelektuale, kulturore dhe politike të shtetit dhe shoqërisë, bëhët pasqyrimin, deshifrimi, deskriptimi, prezantimi dhe interpretimi i një sistemi dhe pushteti politik së bashku me rendin e tij kushtues ose juridik, si dhe i aspiratve ose interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ekonomike, kulturore, strategjike dhe të tjera të një shteti dhe populli (kombi) të tërë.
Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eksperimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.
Me fjalë tjera, kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transormime të thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste-përrballë shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionsr, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë, medias etj.
Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze ose skllavopronare e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit. Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale ose politike.
U mor vesh se heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t’i shmangur ose injoruara ato. Sigurisht.
Por, gjithashtu nuk duhet harruar faktin se heshtja, apatia, indolenca dhe indeferenca qyqare, hahmletiane ose bizantine ndaj disa fenomenëve ose dukurive të shëmtuara ne skenën ose panoramën e gjithëmbarëshme shqiptare ose kosovare, i trimëron ose inkurajon tej mase disa “intelektual ose patriot të pazëvendësueshëm të luftës dhe pasluftës”, që thirrën ose përbehën (betohen) aq shumë për Hashim Thaçin osr UÇK-së, në anën tjetër ndërkaq, mund të jenë linçues, kriminalizues ose “ciceronë” të fshehur, kamufluar ose sofistikuar kundër tyre në Den Hagë ose dikund tjetër. Kush e di “punën e shqiptarëve” shpirtëshitur, të pabesë, të paftyrë, demagog dhe hipokrit.
U mor vesh se botën, natyrën, ambientin, hapësirën, atmosferën ose jetën tonë në Kosovë, nuk mund t’i  ndryshojnë, eksplorojnë ose ribëjnë ata që prejnë në besë, tradhëtojnë, shpifin ose spiunojnë tinëzisht ose prapa shpinde- kundër atyre që i lavdërojnë, himnizojnë, glorifikojnë ose i çojnë në qiell publikisht!
Duke i paragjykuar, detronizuar ose stigmatizuar publikisht Albin Kurtin, Doika Gërvallën ose dikënd tjetër për punët e liga që i bëjnë vet kundër Thaçit etj.
Pastaj, pa ndryshuar punët brenda Kosovës dhe Shqipërisë, në trurin shqiptar, në mendimet e tija, vështirë se mund të ndryshojë diçka edhe tek ne.
Atje ende lëxohen dhe preferohen Agim Doçi, Bedri Islami (Luli vocër) dhe disa të tjerë, duke penetruar, kaluruar, sfiluar ose “celebruar” blasfemish ose apostazikisht në disa gazeta ditore ose periodike në Kosovë dhe Shqipëri që i përkasin ekstremit të majtè komplotist dhe dekonspirativist.
Ata pra që Stalinin, Titon, Rankoviçin, Mugoshën dhe Milladin e Koça Popoviqin me shokë, akoma i mbajnë për heronj shtetrordhe nacional të shqiptarëve!!!
Kjo me direktiven e agjentit ose oligarkut rusë, Behgjet Pacollit në bashkëpunim me nipat dhe falangat e udbashit dhe gjakpirësit famëkeq të shqiptarëve, Mehmet Shoshit, të trafikuar dhe kontrabauar në hallkat ose zinxhirët kryesor të medias, shtetit dhe pushtetit kosovar dhe të tjerë.

 Nuk e përdori kurrë terin ose nocionin “shka”, por shkijet (hasmat) me të mëdhënj ose kryesor në Kosovë dhe Shqipëri, mund t’i gjëni (hasni) nepër bordet e ndryshme editoriale dhe redaksionale të të disa gazetave, portaleve, agjensive të lajmëve, radio-televizionëve të ndryshme, si dhe në politikën dhe diplomacinë shqiptare ose kosovare në pozitë (pushtet) dhe opozitë.
Shefa të tyre nën hije janë Behgjet Pacolli dhe Xhavit Haliti me bandat e tyre centripetale dhe centrifugale.
Shtoja këtu edhe “kazino kapitalistët” ose neoliberalistët e ndryshëm proletar, internacionalist ose anarkoindividualist nga Kosova: Të cilët, në “stilin” ose manirin e mjeshtërve të kaosit dhe errësirës, rojave të mjegullës, si dhe “delengjinjëve të vegjël” udbist ose jugokomunist,  paradite shkuajnë për Dr. Rugovën, ose Dardaninë Antike, ndërsa pasdite ose dikur natën vonë mbi të “vërtetën ose lavdinë e madhe” mbi Josip Broz Titon, Stane Dollancin, Fadil Hoxhën, Sinan Hasanin, Xhevdet Hamzën, Xhavit Nimanin, Mehmet Maliqin, Ali Shukriun, Kolë Shirokën dhe”shokë (drugarët) tjerë jugosllavë. Asaj kolone i prijnë “udbashët e maskuar” që dikur e kanë mlatretuar dhe marrë në në pyetje edhe Adem Demaçin etj.
Kjo është kurvëri dhe blasfemi politike, gazetareske ose publicistike.Kjo është nën çdo nivel normal ose civilizues.
Rrallëherë ndonjëri prej tyre ia vlen diçka. Këtë e marr si pasojë të edukatës afatgjate realsocialiste, ose socrealiste me nuansa kullake, borxheze, skllavopronare, feudalise, primitive, arkaike, ordinare, paranormale, parapolitike etj.
Mosinteresimi dhe mospërpjekja asociale, stupie, nebuloze ose inkoshiente, për të zënë hapin me kohën.
Është e habitshme dhe interesante se gati asnjë formë shkencore, akademike, pedagogike, letrare, kulturore, informative, politike, diplomatike etj….Asnjë mënyrë e të shkruarit, menduarit dhe logjikuarit konform me kohën dhe botën moderne ose bashkohore që i referohen disa, dhe e cila është prezente ose aktuale në botë, s’është reflektuar fare ndër ta, ose tek ata,
E tash, njeriu mund të gjejë aty-këtu edhe snobist, nihilist, hedonist dhe makiavelist të tillë si Jusuf Buxhovi, Veton Surroi, Gani Mehmetaj, Blerim Shala, Bedri Islami, Shkelzen Maliqi dhe kalemxhi të tjerë të “koperativës” ose “shkollës kulturore dhe politike” të Stalinit, Titos, Enverit, Fadilit etj…si “enfant terible” me “përjashtime kualitative”.
Por, të tillët mbetën vazhdimisht do ngelin të vetmuar, si iushuj ose “oaza” në shkretëtirë.
U mor vesh se çdo shkretëtirë ka oazat e veta që ‘mund të thuhet për ta….
Por, oazat mbesin vetëm oaza, për aq sa shkretëtirat mbetesin shkretëtira…
Fundja, sa i përket të ashtuquajturit narrativit dhe kreativitet politik ose diplomatik, unë s’i jap fare rëndësi dhe as që besoj se ndër ne mund të ekzistojë diç e atillë. Jo çfare.
S’ e kuptoj dot se si ata ose ato që i thonë vetes analist, publicist, historian, politikan të kualifikuar ose diplomat kariere, nuk lexojnë fare, nuk dijnë të flasin dhe shkruajnë si duhet shqip etj…
Apo, sëpakut të mësohen të mendojnë dhe logjikojnë normalisht ose racionalisht….Në
menyrë racionale ose kritike….Por merret me gjëra që nuk varen fare prej tyre.
Të mësuarit e shkruarit të një tregimi të vetëm mbi edukaten dhe kulturën politike dhe diplomatike, është shumë më i levërditshem se sa debati mbi qëndrimet e Erdoganit , Dodikut ose Vuçiçit mbi luftën e Ukrainës.
Thuajse, për Erdoganin, Vuçiçin, Dodikun ose Vulinin, Rusia dhe Ukraina, janë çështje ose punë jete a vdekjeje (!)
Ndaj, pa ndryshuar esencialisht (substancialist) punët në Kosovë dhe Shqipëri, në trurin shqiptar, në mendimet, veprimet dhe reagimet e tij, vështirë se mund të ndryshojë diçka për të mirë tek ne shqiptarët.
Nuk bëhen kultura dhe historia me njerëz pa kualifiim, pa edukatë, kulturë dhe histori.
Nga rrushi bëhet vera, por nga vëra nuk bëhet rrushi.
U mor vesh se pikëpamjet, idetë, teoritë, konceptët, idealet dhe vizionet e ndryshme mbi lirinë, drejtësine dhe barazinë, kanë pësuar ndryshime esenciale ose substanciale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore…
Atëherë pra, ndaj kujt reagonte ose protestonte asokohe Shopenhaueri? Patjetër sikur shtrohet pyetja.
Schopenhauri, reagonte ose protestonte kryesisht ndaj Hegelit dhe përpjekjes së tij madhështore ose metaestetike për të rihyjnëzuar dhe reinkarnuar botën dhe natyrën tonë me ndihmën e shqisës së gjashtë, intelegjencës së brendshme shpirtërore dhe emocionale, si dhe sensit etik ose filozofik të historisë.
Duke i “përdhosur dhe demonizuar” kështu edhe botën, edhe natyrën, ashtu siç kishte bërë dikur me herët në Antikë, Aristoteli.
Filozofia e Hegelit është një filozofi e frymës, idesë, idealit, vizionit, narracionit, racionalitetit, subjektit, aktivitetit, lirisë, e vlerave të njohura hyjnore dhe universale të jetës së njeriut në tokë. Ajo është pra një filozofi e pozitivitetit, e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në ide dhe teori të larta shkencore ose humaniste.
Për të shmangur dualizmin e njohur në mes shpirtit dhe natyrës, të subjektit dhe objektit, natyra shkrihet në shpirtë, objekti në subjekt dhe kështu me radhë.
Natyra identifikohet me procesin praktik dhe teorik të dëshirave, orekseve dhe ngashërrimeve të përbashkëta, të kënaqësive dhe dhimbjeve’ të ndryshme objektive dhe subjektive etj.
Në këtë ‘ritual’ ose ‘celebrimë të përbashkët’ të shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartënjerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi “fenomenologjitë” e ndryshme të shpirtit dhe natyrës.
Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia e natyrës.
Filozofia idealiste ose filozofia hegeliane, lëvizë ose penetron nga ilegjimiteti i deduksionit (të çështjes ose materies në vetvete) duke filluar nga dukuria e ligjit të shkakësisë dhe induksionit, që është një ligj i parimit të arsyes subjektive në objektivitet dhe racionalitet e kështu me radhë.
Shopenhaueri ndërkaq, bën të kundërtën. Kthehet tek Kanti, për t’u hedhur më pas tek maksima ose formula e tij e shquar e “Vullneti për të jetuar” (Wille zum Leben).
Kështu që fenomeni interferon dhe integrohet në vullnetin për të jetuar, që është thelbi i botës.
Për Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë.
Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, “veritates aeternae” (të vërtetat e përjetshme).
Për më tepër ndërkaq, Schopenhaueri e pranon edhe tutelen e filozofisë fetare, duke u shprehur më pas se “parimi i ndërgjegjës dhe arsyes nuk është primar ose prijetar i çdo gjëje, dhe se bota nuk është vetëm si pasojë e tyre dhe në përputhje me to.”
Jo, por, ai me anë të një analizë të shkëlqyer, ose tepër sublime dhe brilante, në menyrë lucide dhe akribike na tregon dhe sqaron se si vullneti për të jetuar mishërohet tek të gjitha qeniet dhe lëvizë ose penetron tek të gjitha gjërat në një luftë të përjetshme ose maratonike për përmbushjen e ëndrrave të pandërprera, të rilindura vazhdimisht, për arritjen e përhershme të caqëve ose qëllimëve të reja individuale dhe kolektive.
Është pra një “stuhi infernale dhe interaktive që nuk pushon asnjëherë”, ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të plotësimit të vetvetës dhe nevojave të jetës, të shkëputur nga materia, të lëkundur nga nevoja tek mërzia dhe nga mërzia tek nevojat e reja, pa arritur ndonjëherë një qëllim të limituar ose përfundimtar.
Vullneti na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë.
Ndarja dhe thellimi i dy sferave filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj iracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar, sunduar ose dominuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën, dhe vullneti bëhet pavetëdije.
Deskriptimi i botës dhe natyrës, sipas Shopenhauerit, është qëllimi kryesor i filozofisë.
Por, Schopenhaueri gjithashtu e kundërshtonte ‘panteizmin’ e Spinozës ose “pandiabolizmin” e tij.
Ndaj, pavarësisht të qënit të tij si “ateist i parë i sinqertë dhe i palëkundur”,gjegjësisht si “profet i madh” i Anti-Zotit ose Anti-Krishtit: Fridrih Niçe është pikërishtë ai që më shumë se të gjithë e ndjen prekjen, tmerrin, rrebelimin dhe skandalizimin e hyjnores ose profetikës. Si autor dhe protagonist i madh jovetëm i njeriut, por i të gjithë dramës së njohur njerëzore dhe natyrore, Fridrih Niçeja është “mbinjeriu” ose ai që e dominon unin e xhindosur dhe diabolik.
Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhën poligon ose ‘arenë e gladiatorëve” të ndryshëm spekulant, agjitues (propagandistik), anarkoindividualist dhe anarkoteorik, të cilët përmes ngjarjesh, figurash, personalitetësh ose simbolësh instiktive, imagjinare ose fiktive, lozin dhe manipulojnë vazhdimisht me ndjenjat, emocionet, shpirtin dhe ëndërrat e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar nè Kosovë.
E sidomos atëherë kur në emër të empatisë, simpatisë dhe një idolatrie inflatore dhe inflamatore ndaj dikujt tjetër, përbuzën, shpërfillën, injorohën ose nënçmohen ideologjia ose kauzaliteti i lartë shtetror, nacional, historik, politik, ushtarak (luftarak), çlirimtar ose patriotik i popullit ose kombit tonë.
Sipas Pièrrè Cstarèsit dhe Miguel Abensourit, vetëm komunitetët ose “shoqëritë primitive” ose parapolitike, mund të kenë natyrë ose karakter bashkimi, organizmi ose mbijetese latente ose permanente me anë të një “barazie, drejtësie ose ligjshmërie natyrore ose ordinare, në bazë të një ‘kontrate’ të pashkruar shoqërore, sociale, politike ose parapolitike etj.  (ASh)