Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar për një bisedë me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Siç thotë ai, ata diskutuan për rritjen e mbështetjes financiare për Ukrainën dhe sanksionet ndaj Rusisë.

Tutje presidenti njofton se vëmendje e veçantë iu kushtua hapave të mëtejshëm të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

“Bisedime të rregullta ndërkombëtare. Me Presidentin e Këshillit Evropian, diskutuam çështjen e rritjes së mbështetjes financiare për Ukrainën dhe presionin e sanksioneve ndaj agresorit. Vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të mëtejshëm të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE”, ka shkruar Zelensky në Twitter.