Kumbullat e thara, jo vetëm që janë shumë të shijshme, por edhe për tejkalimin e disa problemeve shëndetësore.

Ato janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale që i bëjnë mirë trupit.

Mund të përmendim këtu vitaminat A, C, B1, B2, B3, B6, B9, B12, K, apo fibra, kalium, magnez, mangan, fosfor, hekur dhe zink.

AgroWeb.org, liston për ju 5 përfitimet shëndetësore nga kumbullat e thara, ato janë:

Të shëndetshme për sistemin tretës- Fibrat që gjenden tek kumbullat e thara kanë aftësi për të parandaluar kapsllëkun, duke shmangur krijimin e hemorroideve.

Ndërkohë, fibrat e patretshme shërbejnë për të siguruar ushqim për bakteret e mira për të siguruar shëndetin e sistemit tretës.

Ulin kolesterolin- Fibrat e kumbullave të thara, sipas provave mjekësore, raportohet se kanë veti të ulin kolesterolin.

Acidet që ato prodhojnë, ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak dhe për më tepër, fibrat e tretshme gjithashtu mund të ulin kolesterolin e prodhuar nga mëlçia.

Janë të pasura me antioksidantë Këto kumbulla përmbajnë substanca unike të quajtura acide klorogjene dhe neoklorogjene, të klasifikuara si fenole.