Nga HASAN MUZLI SELIMI 

 

I

Thërras Nanë!

Ajo s`përgjigjet,

Në shtepinë time, atje sillem qoshe m`qoshe,

Nanë,

Ajo s`përgjigjet,

Diku është,

S`di, më shikon, a më dëgjon, s`flet,

Unë nuk e shikoj, dëgjoj frymën e saj,

Çmallem me thirrjen nanë.

 

II

Nana me gjijtë e bardhë,

me qumësht si mjalti i pranverës,

Zemra e saj jep gjak,

Gjaku i saj qarkullon n`mua,

Unë mburrem me gjak nane,

Nanë, kam unë?

 

III

Shfryj thellë nga mushkëritë e mia të djegura,

Nxjerrë prej atje ajrin e oksigjenuar,

Përpiqem ta dërgoj drejt e në mushkëritë e nanës time,

Ajo të filloi frymëmarrjen,

Zemra të filloi qarkullimin,

Truri të fillojë të mbushet me oksigjen,

Planeti nanë të bëhet edhe njëherë si në voglinë time,

Të vijnë këtu,

Të vendos kokën në prehrin e saj,

Të shikoj nga poshtë, qënies saj të dlirë,

Shikoj prej saj qortimin e heshtur “bëhu burrë”,

 

IV

Krijoj çdo ditë këngë për nënën time,

Flas pa pushim për të asnjëherë vetes si them mjaft,

Asnjëherë s`lodhem,

Ajo e din që mushkëritë e mia janë të djegura,

Është e pikëlluar,

 

V

Këndoj këngë për nanën,

I hedh në pentagramin e kohës,

 

VI

Varros veten të ringjall nënën,

Ajo të fillojë, të fluturojë,

Me krahët e saj nga lart t`më freskoj jetën,

Unë të pushoj i qetë në kohën time.

 

Tiranë me 10.03.2022