BE-ja duhet të ndalojë përdorimin e karburanteve ruse në gjysmë dekade, tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në një samit të liderëve të bllokut.

“Ne jemi shumë të varur nga karburantet fosile ruse,” – shkruan ajo në Twitter, ndërsa liderët e BE-së takohen në Versajë për të diskutuar këtë çështje.

Von der Leyen thotë se ajo do të propozojë një plan në mesin e majit për të “shkarkuar” naftën, gazin dhe qymyrin rus deri në vitin 2027.

Ky është një plan i shpejtë që BE e shpalli të martën për ta bërë Evropën të pavarur nga karburantet fosile ruse deri në vitin 2030.