Gjiganti i fundit që pezullon biznesin e saj në Rusi është Coca Cola.

Në kumtesën e kësaj kompanie thuhet se“zemrat tonë janë me popullin që po pësojnë efektet nga një ngjarje tragjike në Ukrainë”.

Ata nuk kanë dhënë ndonjë afat kohor për pezullimin e bizneseve, por është thënë se“do të vazhdojnë të monitorojnë dhe vlerësojnë situatën e rrethanat”.

Kujtojmë që sot kanë pezulluar bizneset në Rusi edhe McDonald’s dhe Starbucks.