Nga Neki LULAJ – Gjermani

 

Ata lanë luksin dhe familjët për UÇK-në

E dashurinë e madhe e morën në zemër

Ju përgjigjën kushtrimit të atdheut

Fatin ja falën lirisë të shtrenjtit emër.

 

Në djepin e fëmijërisë ju lindi dashuria

Për një fjalë te shenjtë për një besë

Nuk shkuan në dasma e gëzime

Por shkuan për ti sjelle  atdheut nuse Lirinë

 

Ata ju përgjegjën kushtrimit me guxim

Gjuhës se pushkës për armiq

Nga  urrejtja dhe kuja e gjatë  shekullore

Ta zhduknin thundrën robërisë helmin nga gjarperi

 

Sot në liri bisedoj  me dëshmorët

Në EpopEn e madhe të sakrificave sublime

Ne Prekaz në Koshare u shkrirë në bronx.

Ata janë feniksat e pavdekshëm te përjetesisë.