Aperitivët (pije për të hapur oreksin) janë një shpikje e vendeve mesdhetare. Çdo vend ka aperitivët e tij. Aperitivët ndahen në grupet e mëposhtme: Bitters (campari, aperol); Pijet me anason (anisées) pastis, uzo, raki; Verëra të përziera si aperitivë (vermuth, Cherry.
Likeret
LIKERET, PRODHIMI, LLOJET, RUAJTJA, TREGUESIT CILËSORË, AMBALAZHIMI,
SHËRBIMI. Likeret, prodhimi, ruajtja, shërbimi. Për prodhimin e likereve përdoren këto lëndë kryesore: alkool etilik, sheqer, lëngje të frutave, esencë (në forma të ndryshme),  ngjyrues ushqimore e ujë i distiluar. Sheqeri përdoret në trajtë shurupi me përqëndrim 68.5-73.2 %.
Distilatet
DISTILATET, LLOJET, PRODHIMI, VEÇORITË, TREGUESIT CILËSORË, RUAJTJA, AMBALAZHIMI, SHËRBIMI.
 Distilatet janë pije alkoolike, që përftohen nga distilimi i përbërësve të ndryshëm (fruta, drithëra, panxhar, patate etj), me përmbajtje të sheqerit, të cilat i janë nënshtruar proçesit të fermentimit. Distilatet kanë të përbashkët përmbajtjen e alkoolit etilik (C2H5OH).
Vera
Vera, origjina, klasifikimi, llojet. Vera është një pije, që prodhohet nëpërmjet fermentimit alkoolik  të lëngut të freskët të rrushit, në prani të majave, në kushte të caktuara të temperaturës. E njohur sot në botë është dhe vera e mollës (Calvados).
Birra
Birra, lëndët e para për prodhimin e saj.
Birra është pije freskuese alkoolike, që përftohet nga fermentimi alkoolik i maltit të elbit, pordhe të drithrave të tjerë si orizi, misri, thekra, duke shtuar lupul me qëllim aromatizimin, dhënien e shijes së hidhur dhe e ngopur me gaz karbonik (CO2).
Çaji, prodhimi, treguesit cilësorë, llojet e tij, ruajtja.
Çaji është një bimë subtropikale e rritur në lartësi. Gjethet e çajit janë gjithmonë të gjelbra. Çaji i rritur në lartësi 2000–2300 metra është më i mirë. Përbërësit e çajit: tanina, kafeina, fermente, vitamina C, lëndë minerale, ujë, lëndë aromatike, pigmente ngjyrueseKakao, prodhimi, treguesit cilësorë. Kakao është një pije që përftohet nga zierja e farave të përgatitura e të bluara të frutit të kakaos. Bima e kakaos është një pemë tropikale me gjelbërim të përhershëm, që prodhon lule e fruta gjatë gjithë vitit.
Kafeja
Kafeja, historiku, vendet prodhuese, llojet, përpunimi.
Kafeja është një pije që përftohet nga zierja e farave të përgatitura e të bluara të frutit të kafesë. Ajo si pije u përdor për herë të parë në provincën Kaffa në Etiopinë Jugperëndimore. Kafeja prodhon fruta 3-4 herë/ në vit.
QUMËSHTI, PËRBËRJA, LLOJET, TREGUESIT CILËSORË, RUAJTJA, SHËRBIMI.
Qumështi, përbërja, llojet. Qumështi, që tregëtohet në bare e restorante mund të përdoret i freskët, por mundet prej tij të përgatiten dhe nënprodukte si: kosi, dhalla, etj. Vlera ushqimore e qumështit përcaktohet nga përbërja kimike e tij.
Pijet freskuese
Pijet freskuese, prodhimi, llojet.
Pijet freskuese ndahen në dy grupe kryesore: natyrore, që prodhohen nga përbërës natyral, pijet e buta të frutave (10-15% lëng frutash, ujë, sheqer, esenca, me ose pa CO2, shtesa të tjera ushqimore), dhalla, hirra, boza, birra joalkoolike e pije me ekstrakte të bimëve aromatike; artificiale.
Lëngjet e frutave & perimeve
LËNGJET E FRUTAVE &  PERIMEVE, LLOJET, TREGUESIT CILËSORË,  AMBALAZHIMI, RUAJTJA, SHËRBIMI
Lëngjet e frutave, llojet, procesi teknologjik i prodhimit të tyre. Lëngjet e frutave përgatiten nga shtrydhja e përpunimi i frutave të freskëta.
Uji – karakteristikat – llojet
UJI, LLOJET E TIJ
Uji. Karakteristikat e ujit të pijshëm. Uji luan rol të rëndësishëm në industrinë e prodhimit të pijeve. Në varësi të qëllimit të përdorimit (ujë i pijshëm, për larje, për përgatitjen e pijeve, industrial), ai duhet të përmbushë kërkesa të ndryshme.
PIJET, KLASIFIKIMI, RËNDËSIA E TYRE NË NDËRMARRJET GASTRONOMIKE
Pijet, historia e përdorimit të tyre, klasifikimi. Qëllimi i kësaj lënde është t’ju japë nxënësve si punonjës të ardhshëm të bareve, restoranteve, hoteleve njohuritë bazë mbi pijet. Ajo jep të dhëna për origjinën e pijeve, prodhimin, përbërjen, vlerësimin, trajtimin e duhur, ruajtjen,Ushqime qe nuk duhen mbajtur ne Frigorifer Domatet e pa prera Domatet nuk duhet të ruhen në frigorifer, sepse kanë për të humbur shijen, ndalon pjekjen, dëmton membranat brenda saj dhe i bën të qullta. Qepët Qepët e paqëruara nuk duhet mbajtur në frigorifer por në një vend të thatë.