Shkruan Maxhun OSMANAJ

            Instituti  Albanologjik  i  Prishtinës (IAP) më 7.02.2022 i  dhuroi  bibliotekës  së  SHFMU “ Avni Rrustemi”, Zallq-Istog, 65  tituj librash  të zhanreve  të  ndryshme  në prozë,publicistikë,por kryesisht  libra  shkencorë  nga fusha letrare,gjuhësore, historike, Dhurata  rodhi pas  kërkesës  së  mësimdhënësit  krijues, Maxhun Osmanaj dhe drejtorit të shkollës, Gani Ahmetaj.

            Me  këtë rast, koordinatori Maxhun Osmanaj për  Istog, Pejë, Klinë i  gazetës “Gazeta e Alpeve”, gazetë PanShqiptare Ndërballkanike, i  dhuroi Institutit 15 numra të gazetës “Gazeta e Alpeve”, nr. 36, 37, 40-41, 42, 45, 46, 47, 48, 52, 53, 54, 56, 57, 58, 59, 69 (2021).

            Me  këtë rast  drejtoria e shkollës falënderoi Institutin për librat e dhuruar, ndërsa sekretari i Institutit ,prof.dr.Lulëzim Lajçi falënderoi koordinatorin, përkatësisht redaksinë  e Gazetës  së  Alpeve  për numrat  e  dhuruar, që botohet në Tiranë dhe shpërndahet në trojet  shqiptare,  dhe  numrat  e gazetës   do të arkivohen në Institut.