Ka ekzistuar dikur dhe vazhdon edhe sot të jetë e pranishme te një pjesë e opinionit serb se “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur!”. Ky slogan sa do që komentohet në forma të ndryshme, ka rënduar mbi kurriz të shqiptarëve, ndaj të cilëve përligjeshin aksionet e forcave shtetërore të ish regjimit të mëparshëm, duke i vënë ata para një presioni të paparë sistematik.

Por, mjerisht, slogan “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur..!”, ka gjetur shprehje edhe te vetë shqiptarët, të cilët ndoshta tëndikuar me zhargonin politik të rrugëve, kanë filluar ta praktikojnë edhe në jetën e tyre të përditshme.

Kjo dukuri më së shumti ka filluar të hetohet pas rënies sëkomunizmit dhe lindjes së sistemit pluralist te shqiptarët.Formimi i shumë partive politike, krijoi hapësirë të thellohen ndasitë, përçarjet dhe hakmarrjet te shqiptarët, të cilët kundërshtarët e tyre nuk i shihnin si rivalë politikë, por si armiq të përbetuar.

Ngushëllimi

Kemi rastisur jo rrallë të dëgjojmë dhe të lexojmë për vdekjen e ndonjë njeriu të dëmshëm për shoqërinë shqiptare, e që e pamja është zhvilluar madhështore. Po e pyete ndonjë person, i cili ka shkuar për të pame te i vdekuri jomeritor, do të kesh përgjigjen e shkurtër: Ka qenë burrë i mirë! Për të vdekurin nuk bënë të flitet keq!, dmth, të vdekurit rehabilitohen.

Njohim, po ashtu, shumë veprimtarë, të cilët asnjëherë gjatëkohës sa ishin gjallë, nuk janë nderuar për vepër jetësore nga institucionet me ndonjëMirënjohje”, “Certifikatë” apo “Çmim”, por pas vdekjes po! Kjo i bie, që duhesh vdekur, që tëjesh i dekoruar!

Në Luginë të Preshevës, kur ishte më së vështiri me u marrë me veprimtari politike, atdhetare dhe humanitare, politikanët e sodit, kanë qenë vetëm vëzhgues të situatës, madje edhe kritikë dhe përqeshës ndaj atyre që u vunë në ballë të lëvizjeve shoqërore. Kur e panë se nuk ka rrezik nga veprimtaria politike, u kyçën nëskenën politike dhe arritën ku janë edhe sot, duke i lënë nëperiferi njerëzit e sakrificës, rezistencës dhe atdhe dashurisë. Ata lëre që i injoruan dhe përbuzën njerëzit e lëvizjes së hershme, por edhe u hakmorën ndaj tyre, duke i lënë pa punë ata vetë dhe fëmijët e tyre.

Po sikur të vdes ndonjë veprimtar i dalluar, prania e tyre nëvarrim dhe të pame është e pranishme, sepse ata janë të vdekur dhe të mirë se nuk mund të flasin. Marrin pa turp foto për reklamë dhe postojnë në rrjetat social pamje kur kanë dal me ta kur ishin gjallë. Madje, kur kanë folur në rrugë gjatë protestave, në kuvende te ndryshme, janë vlerësuar si të çmendur, kurse tani kur ata flasin vetë e shpallin veten patriot!

Mentaliteti

Mentaliteti i mbrapshtë i shqiptarit kundër shqiptarit, si duket i ka frymëzuar kundërshtarët fqinj, të thurin slogane të këqija nëllogari të shqiptarëve, duke i vlerësuar ata sipas situatës.

Shfrytëzimi i këtyre mangësive negative të kësaj pjese tëshoqërisë shqiptare, ka ndikuar te një pjesë e institucioneve tëdrejtësisë të ngritin akuza të ndryshme penale e kriminale ndaj përfaqësuesve politikë shqiptarë.

Akuzat e tilla vijnë nga vetë skenat politike shqiptare e përçarëdhe e katandisur si më keq, Lufta për pushtat ka bërë që ata mes vete të shantazhohen dhe të akuzohen për nepotizë, korrupsion, familjarizëm dhe keqpërdori të parasë publike.

Sipas vendeve me demokraci të zhvilluar, politikanët me akuza për vepër penale, për shkak hetimeve gjyqësore, nuk kanë tëdrejtë të marrin pjesë në proceset zgjedhore për pushtet lokal dhe parlamentar.

Nëse kështu vazhdohet me këto mentalitete shoria shqiptare në Luginë të Preshevës, do të përballet në të ardhmen jo vetëm me ikjen e të rinjve nga vendi, por edhe të politikanëve për tëkërkuar azil jash vendit. Kjo i bie sipas fjalës popullore të thuhet “Mos raft me u harru’!”