Nga Gjeneral Piro AHMETAJ – Tiranë*

Në vijim gjeni përmbledhje të vlerësimeve dhe qëndrimeve strategjike të RSh ndaj tre vendimarrjeve të mëdha të USA & OKB mbi “llogoret e frontit të luftës Rusi-Ukrainë” si dhe përkushtimin e NATO-s për paqen në Kosovë dhe Ballkanin perëndimor.

Së pari, përtej konfirmimit zyrtar për trupa shtesë (3000 në Poloni dhe Rumani, 8.500 të Reagim të Menjëhershëm si dhe prezencë të Forcave Speciale në RSh) në përgjigje ndaj kërcënimeve të Moskës zyrtare, këto vendimarrje të SHBA-së i çmoj si “mbështetje me vepra” ndaj Ukrainës si dhe mesazhe të forta mbi vendosmërinë e ShBA në mbrojtje të interesave gjeopolitike dhe kredibilitetit të Aleancës Transatlantike (NATO & SHBA)!.

Së dyti, refuzimi nga vendet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfshi me votën historike të Republikës së Shqipërisë, i rezolutës së Rusisë mbi preçedentët e kërcënimit të integritetit teritorial ndaj një vendi sovran, ose të “pushtimit të Ukrainës” !

Së treti, riKonfirmojnë rolin kritik dhe vendosmërinë e ShBA-ve, NATO-s por dhe peshën e RSh për ndërtimin e mirëbesimit reciprok, paqes së qëndrueshme, stabilitetin demokratik, axhendën e integrimit në NATO/BE të Kosovës si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në shtesë, për sa letër-kërkesën e Moskës drejtuar Tiranës zyrtare, e gjej si: “një shaka pa kripë gjeo-diplomatike”, ndërsa seriozisht e çmoj si një “testim të gabuar” ndaj një vendi që partneritetin strategjik me SHBA dhe NATO, e ka të konfirmuar në dokumentat themelore të RSh: “të një rëndësie me peshe jetike për Sigurinë dhe interesat Kombëtare”!

Së fundmi, sigurisht është një histori krenarie për mbarë Shqiptarët, por edhe përgjegjësi shtesë e RSh, për tu obliguar dhe kontribuar edhe më shumë, jo vetëm “me votën” në tavolinat e vendimarrjevemwdha (Këshillin e Sigurimit OKB dhe NATO-s) por edhe me kapacitete për mbrojtjen e paqes, stabilitetit dhe interesave gjeopolitike të ShBA-ve si dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut në Evropën Jug-Lindore, Mesdhe dhe më gjerë.

Zoti e bekoftë partneritetin strategjik të RSh me USA dheAleancën Transatlantike (NATO)!

______________________

Shënim: Marrë nga faqja facebook e: Ret. Gen * PiroAHMETAJ, Seinor Expert për SK dhe NATO-n, Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Ish-Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh, Zv/ShShPFA dhe Përfaqësues Kombëtar në SHAPE/NATO