Parlamenti në Romë ka vendosur që më 24 janar të zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Presidenti i ardhshëm mund të jetë Silvio Berlusconi ose Mario Draghi – me efekt ndaj të gjithë Europës, shkruan Bernd Riegert.

Vërtetë? Silvio Berlusconi? Po, ish-kryeministri i Italisë, ndaj të cilit rëndojnë mjaft skandale, do ta provojë sërish garën e pushtetit. Në moshën 85 vjeçare ai kandidon për postin më të lartë në vend. Ai do të bëhet president i Italisë. Data për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale u përcaktua këtë javë për 24 janarin.

“Unë mendoj, se Silvio Berlusconi mund të jetë i dobishëm për vendin e tij“, tha në Itali për veten e tij “Cavaliere”, sikurse quhet në qarqet konservatore Berlusconi. “Unë nuk do të dorëzohem dhe do të bëj atë për të cilën ka nevojë vendi im.” Në fillim të dhjetorit Berlusconi u dërgoi deputetëve në romë një fotografi të portretit të tij të kuruar me operacione kozemtike duke i bashkangjitur asaj njëkoleksione të fjalimeve të tij më të mira.

Kjo u komentua në Itali si fillimi i një fushatë diskrete elektorale për postin e presidentit. Shumë vëzhgues në një sërë bisedash televizive vlerëosjnë, se shanset e Berlusconit janë të pakta, pasi ai është dënuar për evazion fiscal. Por Berlusconi mbështetet nga populistët e djathtë Matteo Salvini dhe Giorgia Meloni. Meloni, që drejton të djathtët ekstrem Fratelli d’Italia, përpara Krishtlinjdve eu pozicionua qartazi: “Ne duam një patriot. Berlusconi është i tillë. Draghi jo.”

Draghi: Do ai të kandidojë apo jo?

Mario Draghi

Mario Draghi

Duke përmendur Mario Draghin Meloni zë në gojë njërin prej kandidatëve me më shumë shanse për postin e presidentit. Aktualisht kryeministër, që po drejton me sukses qeverinë teknike mjaft të qendrueshme, gëzon në Itali dhe në Europë repoutacion të lartë. Problemi është, se ai ende nuk e ka deklaruar, nëse do të kandidojë ose. Të kandidosh vet në zgjedhjet presidenciale, nuk shihet me sy të mirë. Vetëm nuk druhet për ta bërë këtë. Për 74 vjeçarin Mario Draghi, ish-president i Bankës Qendrore Europiane, thuhet se ka ambicje, por pa të në krye qeveria do të  binte menjëherë. Në parlament mbështete një qeveri atipike e koalicionit të unitetit kombëtar, ku përveç vëllazërisë së djathtë nën Giorga Melonin, bëjnë pjesë të gjitha partitë.