Protestuesit kundër vaksinës u mblodhën në qytete anembanë Francës të shtunën, duke denoncuar qëllimin e presidentit Emmanuel Macron për të “marrë” vaksinën COVID-19 ata njerëz të cilët e kunëdrshtojnë, madje duke shtrënguar kufizimet në liritë e tyre civile, raporton France24.

Macron tha këtë javë se donte të irritonte njerëzit e pavaksinuar duke ua ndërlikuar jetën aq sa do të përfundonin duke u goditur. Njerëzit e pavaksinuar ishin të papërgjegjshëm dhe të padenjë për t’u konsideruar qytetarë, shtoi ai.

Në Paris, protestuesit u kundërpërgjigjën duke duke brohoritur “Ne do t’ju mërzitim”.

Të tjerët mbanin pankarta që thoshin “Jo lejes së vaksinës”, një referencë ndaj shtytjes legjislative të Macron për të kërkuar prova të vaksinimit për të hyrë në ambiente të tilla si kafene, bare dhe muze.