Këtu në Shtetet e Bashkuara, autoritetet po paralajmërojnë banorët se nuk është koha për t’u mbledhur në grupe të mëdha.

Ne po përjetojmë krizën më të madhe të shëndetit publik të kohës tonë, u shpreh mjeku Jonathan Reiner, i Universitetit Goerge Washington.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive, u ka bërë thirrje banorëve të shmangin grumbullimet e mëëdha dhe ta kalojnëë Vitin e Ri me familjet dhe miqtë e tyre të vaksinuar në grupe të vogla.

Shtetet e Bashkuara regjistruan një shifër rekord prej 580 mijë infeksionesh të enjten, por specialistët thonë se shifra mund të jetë shumë më e lartë, pasi shumë njerëz vetë-testohen në shtëpi dhe këto raste nuk regjistrohen.

Shtimi i infeksioneve ka detyruar linjat ajrore të anulojnë mijëra fluturime, duke bllokuar shumë udhëtarë.

Ndërkohë Izraeli filloi dje të japë dozën e katërt të vaksinës për personat me sistem imunitar të dobësuar, për të moshuarit dhe punonjësit e sistemit shëndetësor.

Në një zhvillim optimist, Afrika e Jugut, vendi ku u zbulua për herë të pare varianti Omicron, i dha fund orës policore gjatë natës.

Qeveria njoftoi dje se të dhënat tregojnë se vendi ka dalë nga piku i valës së kartërt të pandemisë. Deklarata shtonte se “ndërsa Omicroni është tepër ngjitës, rastet e shtrimit në spital kanë qënë më të ulta se në valët e mëparshme”.

Faktet e deritanishme se Omicroni nuk ka shkaktuar aq shumë shtrime në spital dhe vdekje, sidomos mes të vaksinuarve, ofrojnë një dritë shprese për 2022.