Pandemia është ende shumë e pranishme në shoqëri pavarësisht shkallëve të larta të vaksinimit në disa vende, por kjo është si pasojë e varianteve të reja të Covid-19 që kanë gjeneruar rritje të rasteve dhe për këtë arsye shumë biznese vendosin të mbyllen sërish.

Një prej tyre është gjiganti i teknologjisë Apple, i cili ka mbyllur disa nga dyqanet e tij në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Kompania ka mbyllur 16 dyqane në ‘Qytetin që nuk fle kurrë’.

Ndër ato që bien në sy janë ato të SoHo, Grand Central, World Trade Center dhe Fifth Avenue, të gjitha për shkak të variantit omicron të COVID-19, i cili ka rezultuar të jetë shumë ngjitës.

Vende të tjera të prekura përfshijnë Upper West Side, West 14th Street, Staten Island dhe Bronx.

Pavarësisht këtij vendimi, kompania do t’i lejojë klientët të porosisin online dhe të marrin në dyqane, megjithëse blerësit nuk do të mund të hyjnë në dyqan dhe mbështetja e Genius Bar nuk do të jetë e disponueshme.

Nju Jorku nuk është i vetmi qytet i prekur, pasi kompania e Steve Jobs ka mbyllur vendndodhje të tjera në Los Anxhelos (përfshirë dyqanin e saj Tower Theatre), Uashington DC (Biblioteka Carnegie) dhe dyqane të tjera në Ohio, Teksas, Xhorxhia dhe Florida.

Nga ana tjetër, për të njëjtën situatë është mbyllur edhe dyqani Regent Street në Londër.

Kjo nuk ka ndodhur vetëm javën e kaluar.

Sipas Bloomberg, prej disa javësh dyqanet e Apple në Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur gradualisht dyert e tyre, pasi numri i infeksioneve tek punonjësit e tyre është rritur. Gjithashtu, disa dyqane në Kanada janë të mbyllura.

Dyqanet e prekura deri më tani kanë qenë Dadeland dhe The Gardens Mall në Florida, Lenox Square në Atlanta, GA, Highland Village në Houston, TX, Summit Mall në Ohio, Pheasant Lane në New Hampshire dhe Sainte-Catherine në Montreal, Kanada.

Sipas informacioneve nga Reuters, kompania e Jeff Bezos nuk do të marrë pjesë në ngjarje këtë janar të ardhshëm për shkak të “ndryshimit të shpejtë të situatës dhe pasigurisë që rrethon”