Mijëra njerëz në Bruksel organizuan protesta kundër mbylljes së objekteve kulturore si kinematë dhe teatrot, një përpjekje e vendit për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Belgjika ka futur një numër kufizimesh të reja pasi numri i rasteve të koronavirusit është dyfishuar gjatë javës së kaluar. Këto janë kryesisht raste të variantit Omicron.

Hapësirat e brendshme si kinematë, teatrot, sallat e koncerteve dhe konferencat do të duhet të mbyllin dyert e tyre dhe qasja e publikut në stadiume dhe ngjarje sportive të ndalohet.

Panairet për Krishtlindje në natyrë mund të mbeten të hapura me kapacitet të kufizuar, por parqet argëtuese do të duhet të mbyllen.

Belgjika deri më tani ka raportuar më shumë se dy milionë raste, me të paktën 28 mijë e 149 vdekje.