Disa orë pasi u emërua si kryeministre e Suedisë, Magdalena Andersson, dha dorëheqje të mërkurën pas moskalimit të buxhetit në parlament dhe pasi partneri i koalicionit, të Gjelbrit, u largua nga qeveria.

“Për mua, kjo ka të bëjë me respektin, por gjithashtu nuk dua ta drejtojë një qeveri ku mund të vihet në pyetje legjitimiteti i saj”, ka thënë ajo në konferencë, raporton AP.

Andersson ka njoftuar se ajo është ende e interesuar ta drejtojë një qeveri një partiake Social Demokrate.

Ajo shtoi se “një qeveri koalicioni duhet të japë dorëheqje nëse një parti zgjedh të largohet nga qeveria”.

Propozimi për buxhetin nga vetë qeveria u refuzua në favor të atij të paraqitur nga opozita që përfshin demokratët e Suedisë të krahut të djathtë. Partia e tretë më e madhe e Suedisë i ka rrënjët në një lëvizje neo-naziste.